Salihu dhe Abazi mirëpriten në Shtime. Shkëmbim i eksperiencave në fushën e jetës publike me Preshevën (foto)
Lokale

Salihu dhe Abazi mirëpriten në Shtime. Shkëmbim i eksperiencave në fushën e jetës publike me Preshevën (foto)

27.Jul.2022 07:50
0
Haki Abazi, deputet i Kuvendi të Republikës së Kosovës, njëherit Kryetar i komisionit të jashtëm parlamentar bashkë me kryetarin e Kuvendit të Preshëvës, Sami Salihu dhe ekipin e tij, bashkëbiseduam me Kryetarin e komunës së Shtimës Qemajl Aliu dhe ekipin e tij.
 
"Në prani dhe me ide shumë inovative të Ejup dhe Liridon Ahmetit, temat në fokus ishin zhvillimet në nivelin komunal, sidomos ndërrmarrësia dhe zhvillimi lokal ekonomik, shkëmbimi i përvojave dhe zgjerim të fushave ku ka mundësi për sinergji të përbashkëta", ka shkruar Haki Abazi në Faceebook.
 
Ndërsa edhe Sami Salihu ka shkruar se me përfaqësues të institucioneve publike të Komunës së Preshevës dhe koordinatorin e Zyrës për zhvillim ekonomik të komunës sonë janë mirëpritur nga Deputeti i Kuvendi të Republikës së Kosovës Haki Abazi, njëherit Kryetar i komisionit të jashtëm parlamentar.
 
"Bashkarisht patëm një takim bashkërendues e parasëgjithash vëllazëror nga Kryetari i Komunës së Shtimës Dr.Qemajl Aliu. Shkëmbimi i eksperiencave në fushën e jetës publike por edhe jetësimi i zgjidhjeve të problematikave që preokupojnë qytetarin tonë ishin tema kryesore. Në përmbyllje të kësaj vizite ishte takimi me komunitetin e biznesit të kësaj pjese të Kosovës", ka shkruar Salihu.
 
 
 
 
 
 
 
 
Komuna e Bujanoci mirëpriti mbasadorin e Turqisë në Serbi, Hami Aksoy
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration