Salihi: Largimi i të rinjve për punë në Evropë është faj edhe i qeverisjes aktuale
Lokale

Salihi: Largimi i të rinjve për punë në Evropë është faj edhe i qeverisjes aktuale

23.Oct.2019 08:13
0

Anëtar i kryesisë në PD, Sali Salihi në intervistën për Titulli.com ka deklaruar se është shqetësuese fakti që çdo ditë e më shumë shohim që të rinjtë e komunës së Bujanocit ja “mësyjnë” shteteve evropiane për punë.

 Sipas tij ky fenomen nuk është vetëm tek ne por në gjithë Ballkanin, por një pjesë të “fajit” deklaron ai e mbartë edhe vet pushteti aktual sepse nuk ka hapur perspektivë përmes investimeve të huaja.

 Ai akuzon pushtetin aktual se nuk ka plan as strategji për të i punsuar të rinjtë. Të rinjtë janë “neglizhencë” e pushtetit aktual shton Salihi.

 “Fillimisht dua te ndaj shqetësimin tim për fenomenin e largimit të të rinjve për në botën e jashtme, e cila nuk e ka përfshirë vetëm Bujanocin, por edhe gjithë Ballkanin. Numri i madh i të rinjve të diplomuar sado që është në favor tonin, prapëseprapë mungesa e perspektives për të ardhmen ka detyruar shumë të rinj qe t'ia mësyjnë shteteve te Bashkimit Evropian. Përveç, neglizhencës dhe mos interesimit të Qeverise së Serbisë që përmes investimeve të hap perspektiv për të rinjtë, një pjesë bukur të mire të fajit e bart edhe pushteti lokal në Bujanoc, i cili nuk ka as plan e as strategji se si t'i integroje rininë. Ju e dini se komuna e Bujanocit ka një zyrë enkas për të rinjtë, ku edhe pse të punësuarit marrin rroga nga ajo zyrë, tashmë ajo zyrë me ndërrimin e pushtetit nuk është hapur asnjëherë” – tha Sali Salihi. 

 Salihi thotë se së shpejti  PD do ta shfaq në publik programin për zhvillimin ekonomik dhe jo më subvencione “qesharake” për bizneset e vogla.

 “PD është në përfundim e sipër të një programi, e cila po hartohet në baze të analizave në teren. Zhvillimi ekonomik do të jetë kryefjala e këtij programi. Ne mendojmë se një komunë mund të zhvillohet vetëm nëse ka një zhvillim te vërtet ekonomik. Nuk do te ketë më ndarje të subvencioneve me shuma qesharake prej 850 eurove në vit për zhvillimin e bizneseve. Ne fakt, kjo shumë më shumë shihet si blerje e votës se sa zhvillim ekonomik. Një politikë e tillë e gabuar e këtij pushteti ka bërë që bizneset lokale të mos zhvillohen dhe të mos mund te punësojnë njerëz të rinj në punë, por ndodh më e keqja, kur ato për shkak të mos përkrahjes reale nga ana e pushtetit po detyrohen qe t'i mbyllin bizneset. Prandaj, besoj qe viti 2020 do të sjellë një ndryshim të vërtetë dhe një shprese të re tek qytetarët” – deklaroi Salihi.

 Duke folur për programin e ri për zhvillim ekonomik të PD-së, tha se me ardhjen në pushtet të PD-së do të punësohen të rinjtë përmes një zhvillimi ekonomik real siç thotë Salihi.

 “Në programin e PD-së punësimin e të rinjve e shohim duke përkrahur bizneset lokale, por njëkohësisht edhe me investitorë të huaj. Kemi pasur raporte te mira ne mandatin e kaluar me investitorë të huaj, e posaçërisht ata nga Turqia, të cilët në nëntor të vitit 2015 kanë vizituar komunën tonë dhe kanë shfaqur interesim te madh për të investuar. Por, me ndërrimin e pushtetit ata investitorë u harruan nga ky pushtet, e te cilët ne do t'i kthejmë me t'u kthyer në pushtet, pasi që mendojmë se vetëm përmes një zhvillimi të vërtet ekonomik mund t'i punësojmë të rinjtë dhe të kthejmë dinjitetin e humbur të qytetarëve. Gjithashtu, ndihma do të jetë shumë e madhe për zanatlinjtë, të cilët në mungesë të përkrahjes serioze nga pushteti po detyrohen qe te punojnë jashtë vendit” – theksoi Salihi.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration