Salihi akuzon Partinë Demokratike për ideatorë të ndarjes së pushtetit 60-40 me serbët në Bujanoc
Lugina

Salihi akuzon Partinë Demokratike për ideatorë të ndarjes së pushtetit 60-40 me serbët në Bujanoc

09.Apr.2019 08:36
0

 Rahim Salihi nga kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit ka reaguar ndaj aktivitetit të forumit të Partisë Demokratike të cilët kishin vendos transparent me mbishkrime kundër qeverisjes aktuale lokale.

Salihi përmes një shkrimi në facebook ka shkruar pë rata se ju që ambulancën e falët dy here, e shkarkuat drejtorin shqiptarë para kohe, emëruat at serb dhe e zëvendësuat përsëri jo për ta përmirësuar gabimin e parë por për të gabuar për së dyti.

Më poshtë keni shkrimin e plotë të Rahim Salihit: 

Si nuk ju vjen turp sot për të bëmat e juaja dje?

Kujt po i shitni mend për udhëheqje të drejtë e pushtet shqiptarë? A bash po mendoni që jeni larë e shpërlarë sa që keni të drejtë morale të flisni sot?

Ju, që ambulantën e falët dy herë. E shkarkuat drejtorin shqiptarë para kohe, emëruat at serb. E zëvendësuat përsëri. Jo për ta përmirësuar gabimin e parë por për të gabuar për së dyti.

Ideatorë dhe kreatorë të ndarjes së pushtetit 60 - 40.

Ju, që gjuhën shqipe e bastarduat dhe shkarravitët po në këtë institucion. Që larguat mjekë e motra medicionale me vendime pune dhe që të njejtët u kthyen në punë nga gjykata. I larguat e ne i kthyem. Jo vetëm kaq, por edhe morën dëmshpërblime për dëmet që ju i bëtë.

Si nuk ju vjen turp sot të flisni ju për qeverisje të mirë. Ju pushteti i rreth - rrotullimit skandaloz e sheshit të shkatërruar? Fontanave të prishura dhe punës shkel e shko.

Asfalto maniak,

Na thuani vetëm një punë të vetme që keni bërë gjatë mandatit 2012 - 2016 e që është bërë pa asfalt e beton. Pa kocka e pa pllaka. Prandaj edhe jeni pushteti i asfaltit. Jeni asfaltomaniakët. Asfaltomania vet.

A e mbani në mend që të gjitha shkollat shqipe i keni pasur me udhëheqës në cilësi të Ushtruesit të drejtorëve. I emëronit të premteve e shkarkonit të hënave. E që të njejtat i keni stërmbushur me aktivist partiak dhe që pa asnjë fije turpi i shantazhoni e kushtëzoni edhe sot? I keni bërë normat e orëve copë copë. Dikujt dy e dikujt tri orë. Dikujt 7 mij e dikujt 10 mij dinarë rrogë.

Si nuk ju vjen turp të flisni dhe vajtoni për mësuesit shqiptar të pa punë kur edhe sot kuadrot e juaja udhëheqin gati se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Bujanocit.

Në vend se t'i fotografoni ata duke punuar si muratorë, thirrni drejtorat e juaj dhe angazhoni këto kuadro të japin kontributin e tyre në ngritjen e dijes e jo ngritjen e mureve dhe punëve fizike.

A nuk ju vjen turp kur drejtorët që udhëhoqen me ndërmarrje publike në kohën tuaj, sot denohen me burg. E ju heshtni. Nuk i shkoni as dëshmitarë në gjykatë. Ju që njerzit e besueshëm të partisë tuaj i shfrytëzoni, keqpërdorni, urdhëroni të largojnë shqiptarë nga puna dhe në fund i harroni. I leni vetë. I paraqitni si të padëgjushëm.

Çfar qeverisje ishit ju?

E përçarjes dhe diferencimit politik. Hasmërisë dhe shantazhimit. Inçizimit të ndërsjellë dhe kushtëzimeve të mëvonshme. Largimit të shqiptarëve nga puna dhe luftimit të kundërshtarëve politik.

Dhe sot shitni mend.

Pushteti i Budës së Vrajës që asnjëherë nuk patët as guximin ta votoni Skenderbeun për Sheshin e Bujanocit.

E leje që shitni mend, por, mundoheni të na bindni se Bujanocit të të rinjëve i nevojitet edhe njëherë "kryetari historik".

Ai që ka po aq vite pushtet sa ka jetë çdo i ri që vitin e ardhshëm do të votojë për herë të parë.

 

Brenda 30 viteve do mbetën vetëm 5 milionë banorë në Serbi
8 fotot që nuk duhet t’i postoni kurrë në rrjetet sociale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration