Sahiti: Beogradi dhe serbët nuk duan të kuptojnë që Medvegja ka shqiptarë
Lokale

Sahiti: Beogradi dhe serbët nuk duan të kuptojnë që Medvegja ka shqiptarë

19.Aug.2019 08:01
0

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ditëve të fundit ka shlyer qindra qytetarë shqiptarë nga regjistri civilë në Medvegjë. Me këtë veprim atyre u pamundësohet shfrytëzimi i të drejtës elementare për vendbanim dhe zgjedhje. 

“Gjendja është jashtëzakonisht e keqe, kemi problem me shlyerjen e shqiptarëve nga listat e votuesve. Kemi marrë hapa për ndalimin por Beogradi dhe serbët në Medvegjë nuk duan të kuptojnë që Medvegja ka shqiptarë dhe do të jenë gjithmonë me shqiptarë”, tha Florim Sahiti, këshilltar në KK Medvegjë, raporton televizioni publik i Kosovës.

Ndaj kësaj dukurie ka reaguar edhe Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit KombetarShqiptar.

“Kemi kundërshtuar këtë proces diskriminues, anti-ligjor që po bëhet ndaj shqiptarëve të Medvegjës. Në këtë kuadër pavarësisht të gjithave që janë duke u përballur shqiptarët e Medvegjës, ne do duhej të mbledhim forcat dhe të kërkojmë të drejtat tona”, tha Mustafa.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration