Sadriu: Liderët e Luginës nënë e kanë Shqipërinë, babë Serbinë
Lokale

Sadriu: Liderët e Luginës nënë e kanë Shqipërinë, babë Serbinë

12.Sep.2013 23:41
0
Kujtim Sadriu Drejtuesi i Partisë Liberal Demokrate (PLD) këshilli në Preshevë, Kujtim Sadriu, sot në profilin e tij zyrtar në facebook ka akuzuar liderët e partive politike shqiptare se që 23 vite merren me mashtrime dhe asgjë tjetër. Ai në fotografinë e shpërndarë të kryeministrit të ndjerë Zoran Gjingjiq, ka bashkangjitur shkrimin duke theksuar se ky ka qenë njeriu me propozim serioz për zgjidhjen e problemeve në Luginë të Preshevës. “Ky sekret tregon se liderët e Luginës përplot 23 vite janë marrë me mashtrime dhe asgjë tjetër. Pikërisht liderëve tanë kjo i vjen sikur t’ia shkëputësh zemrën nga trupi, për shkak se marrin para të majme nga ky shtet”, shkruan Sadriu i cili drejton partinë e liberalit Çedomir Jovanoviq, transmeton Titulli. Ai deklaratën e tij e përfundon me fjalinë: “Liderët e Luginës çdo herë kanë deklaruar se nënë e kanë Shqipërinë, por nuk kanë deklaruar se baba e kanë Serbinë./Titulli.com/ kujtim Sadriu
Beqiri, Krasniqit: Vetëm Lugina po paguan taksën për të hyrë në Kosovë
Gjingjiq dhe Thaçi ishin të gatshëm për ndërrim territoresh
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration