Sadije Spahiu, një grua e suksesshme me biznesin e saj në Bujanoc
Lokale

Sadije Spahiu, një grua e suksesshme me biznesin e saj në Bujanoc

30.May.2017 09:00
0
Të jesh një grua e biznesit në qytetin e Bujanocit nuk është edhe aq e lehtë duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat përballet gruaja si në aspektin e pabarazisë gjinore edhe në atë të përkrahjes institucionale komunale.

Megjithatë në Bujanoc ka gra të cilat sfidojnë veten dhe vështirësitë e kohës dhe mentalitetit ndër vite dhe kanë vite në funksionimin e bizneseve të tyre.


Sadije Spahiu është pronare e një lokali në qytetin e Bujanocit e cila merret me qepje dhe shitje të fustaneve dhe veshjeve tradicionale shqiptare, rome dhe serbe.


Ajo për portalin Titulli.com tregoi se biznesi i saj ka tashmë 11 vite që funksionon pavarësisht sfidave me të cilat është përballur ajo nuk është ndalur asnjëherë., kurse tashmë biznesi i saj është familjar që i ndihmojnë edhe vajzat e saja.


“Nuk është aspak e lehtë të funksionosh në biznes si grua në Bujanoc, por unë kam sfiduar çdo vështirësi për të arritur aty ku jam sot dhe jam shumë e kënaqur me punën time” tha Spahiu.


E pyetur se sa është e kënaqur me përkrahjen institucionale komunale ajo është shprehur se pavarësisht partive politike të cilat kanë qenë dhe janë në pushtet ndjehet e mirënjohëse.


“Jam shumë e kënaqur me përkrahjen komunale dhe ndihmat tjera të cilat na janë ofruar si në sigurimin e mjeteve të punës si makinat për qepje e hekuri për hekurosjes e të tjera”.


Sadije Spahiu, e rrethuar në dyqanin e saj me punime të ndryshme artizanale mbetet me shpresën se përkrahja komunale do të jetë e vazhdueshme edhe në të ardhmen e afërt./Titulli.com/

Bujanoc: Familja Rexhepi në kushte skamnore, aty ku ndihma humanitare nuk ka arritur
Përfundon trajnimi për mësimdhënës në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration