Përfundon trajnimi për mësimdhënës në Preshevë
Lokale

Përfundon trajnimi për mësimdhënës në Preshevë

31.May.2017 08:28
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), në bashkëpunim me Universitetin publik të Gjilanit "Kadri Zeka" si dhe në bashkëpunim me shkollat në gjuhën shqipe në Preshevë ka mbajtur trajnimin një ditorë me mësimdhënësit klasor dhe lëndor pas atij që ishte mbajtur në Bujanoc.

Trajnimi i mbajtur në Bujanoc dhe në Preshevë kishte një interesim të shtuar të mësimdhënësve nga komuna e Preshevës dhe kështu përfundon ky projekt i përbashkët me institucionet e Kosovës.

“Megjithatë, duke parë suksesin e këtij projekti KKSH është angazhuar dhe tashmë ka paraqit planet për të ardhmen me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universitetin publik të Gjilanit “Kadri Zeka” për mbajtjen e një cikli të trajnimeve me mësimdhënës nga Presheva Bujanoci dhe Medvegja nga lëmit e ndryshme. Ky i fundit ka inkurajuar bashkëpunimet në këtë drejtim duke qenë në trendët e zhvillimeve rajonale në fushën e arsimit dhe posaçërisht të mësimdhënies”, thuhet në njoftimin e KKSh-së.

Vlen të theksohet, se pas memorandumit të bashkëpunimit të KKSH-së dhe Universitetit “Kadri Zeka”, duke iu falënderuar rektorit Prof. Dr. Bajram Kosumit ka siguruar që të ligjërojnë nga Fakulteti i Edukimit në Gjilan edhe ate: Prof. Asoc. Dr. Januz Dërvodeli (Niveli fillor), Prof. Dr. Demë Hoti (Niveli fillor) Prof. Asoc Dr. Xhevdet Thaçi (Niveli lëndor) Prof. Ass. Dr. Bashkim Dalipi (Niveli lëndor)./Titulli.com/

 

Sadije Spahiu, një grua e suksesshme me biznesin e saj në Bujanoc
VM- Center në Preshevë organizon aktivitet për ditën e fëmijëve më 1 qershor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration