Sa ka kushtuar rruga Tërrnoc-Turi, a priten investime tjera në vitin 2021
Asfaltimi i rrugës Tërrnoc-Turi është në përfundim e sipër dhe sipas udhëheqësve komunal shpejt do të jetë e gatshme për qarkullim të automjeteve.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifin është shprehur se kjo rrugë nuk e ka rëndësinë vetëm për banorët e fshatrave Tërrnoc dhe Turi por edhe vendbanimet tjera sepse lidhet me Kosovën por edhe më komunën e Preshevës deri në Maqedonin e Veriut.
Sipas tij vitin e ardhshëm pritet edhe elektrifikimi i kësaj rrugë për ti mundësuar banorëve që edhe gjatë orëve të mbrëmjes ta kenë të ndriçuar, para se gjithash që qytetarët tanë mund të investojnë në këtë pjesë dhe të zhvillojnë bizneset e tyre.
Për Edmond Isufin nga fshati Turi kjo rrugë ka rëndësi të veçantë sepse sipas tij këto projekte lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe duhet përshëndetur.
Rruga Tërnoc-Turia është e gjatë 1150m, gjerësia 5 metra dhe nga 1 metër anësoret gjithsej 7 metra ndërsa shuma e projektit është 11 milion e 200 mijë dinarë pa TVSH punimet të cilat kryhen nga kompania "Saba Belça" në Preshevë./Titulli.com/