Sa është distanca (etnike) sociale në Serbi, plotëso formularin
Lokale

Sa është distanca (etnike) sociale në Serbi, plotëso formularin

30.Apr.2020 12:37
0

Instituti i Shkencave Shoqërore (Kraljice Natalije 45, Beograd; www.idn.org.rs) në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtime të Etnicitetit nga Beogradi e bën anketimin e opinionit publik i cili ka për qëllim që të përcaktojë shkallën e integrimit shoqëror të pakicave kombëtare në Republikën e Serbisë. Instituti është akredituar si organizatë publike shkencore hulumtuese, kurse në përbërje të vet e ka degën dhe ekspertët të cilët merren me hulumtimin e opinionit publik. 

Republika e Serbisë nga viti 2002 e zhvillon politikën e mbrojtjes së pakicave kombëtare e cila bazohet në njohjen institucionale dhe zhvillimin e mbrojtjes kushtetuese dhe juridike të identiteteve të tyre Me hulumtim po përpiqemi të konstatojmë në çfarë mënyre kanë ndikuar masat e ndërmarra në integritetin shoqëror të pakicave kombëtare.

Me pjesëmarrjen në hulumtim, përkatësisht me plotësimin e pyetësorit, për çfarë nevojitet t’i ndani 15–20 minuta, do të kontribuoni që të marrim qëndrimin përfaqësues dhe objektiv të opinionit publik për këtë çështje të rëndësishme shoqërore.

Kjo anketë është vullnetare, e plotësoni me vullnetin tuaj dhe nga Ju presim përgjigje të sinqerta, por nëse vendosni, pjesëmarrjen në anketë mund ta ndërpreni në çdo moment.

Por, do t’ju jemi mirënjohës nëse anketimin e filluar e qoni deri në fund dhe përgjigjeni në të gjitha pyetjet.

Hulumtimi zbatohet duke i respektuar parimet të cilat i mbrojnë të anketuarit nga prishja e privatësisë dhe zbulimit të të dhënave personale dhe bazohet në vullnetin e të anketuarit që të marrë pjesë në hulumtim.

Të gjitha të dhënat grumbullohen, përpunohen dhe ruhen në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave për personalitetin („Fletorja zyrtare e RS “, nr. 87/2018).

Pyetësorin e plotësojnë vetëm shtetasit e moshës madhore të Republikës së Serbisë. Nëse nuk jeni 18 vjeç dhe nuk jeni shtetas i Republikës së Serbisë, ne ju jemi mirënjohës për interesim, por qëndrimet Tuaja nuk mund të merren parasysh me rastin e përpunimit të të dhënave.

Nëse dëshironi të mësoni pak më shumë për këtë hulumtim, ose për të drejtat dhe përgjegjësitë tuaja si pjesëmarrës në hulumtim shkencor, në fund të anketës gjenden numrat e telefonave dhe adresa e email-it të hulumtuesve të cilët e zbatojnë anketimin dhe të cilët mund t’ju japin informacione plotësuese për çdo gjë që Ju intereson lidhur me këtë anketë.

Në fund të anketës mund të krahasoni disa nga përgjigjet tuaja me përgjigjet që kanë arritur deri më tani të të anketuarëve të tjerë.

Ka 66 pyetje në këtë anketë ky është Pyetësori në gjuhën shqipe

QHM: Tokat e fshatit Miratoc dhe Llojan po ndahen me tel për thurrje (lista e emrave)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration