S'ka kuorum për të miratuar rekomandimet për arsimin në Luginë
Lokale

S'ka kuorum për të miratuar rekomandimet për arsimin në Luginë

08.May.2015 16:57
0

Deputetët e Kuvendit edhe pse debatuan disa orë rreth gjendjes së arsimit në Luginën e Preshevës, në fund nuk i kanë miratuar rekomandimet e propozuara nga iniciuesi i debatit, deputeti Nait Hasani, pasi nuk pati kuorum për vendimmarrje.

Nga 63 deputetë sa ishin në sall, 51 votuan për, ndërsa vetëm një abstenoi, çka bëri që rekomandimet të mos kalojnë.

Gjatë diskutimit deputetët thanë se nuk është bërë asgjë në përmirësimin e kushteve të arsimit në Luginën e Preshevës, madje asnjëherë nuk është shtruar as në dialogun që është zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë.

Iniciuesi i këtij debati, deputeti i PDK-së, Nait Hasani, tha se gjatë një vizite që i kanë bërë Luginës së Preshevës, kanë mësuar se arsimi atje është në gjendje të rënd, për faktin se shteti serb ende nuk është liruar nga mentaliteti i regjimit të Millosheviqit në shtypjen dhe asimilimin e shqiptarëve në atë rajon.

“Aty mësuam që në shkolla më nuk ka libra të botuara në shqip që botohen në Republikën e Kosovës. Librat që janë botuar dhe janë dërguar në shkollat e Preshevës, xhandarmëria serbe i ka konfiskuar, prandaj sot në shekullin 21 shteti serb nën vëzhgimin e Brukselit ka burgosur librat shqip”, tha Hasani, përcjell Kosovapress.

Deputeti Hasani shtoi me tutje se qytetarët e Luginës nuk kanë nevojë vetëm për libra, por kanë nevojë edhe për ndihmën e Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Ata kanë nevojë jo vetëm për libra, ata kanë nevojë për mbështetje, ata kanë nevojë që çështjet e tyre të ngritën në Bruksel në mbrojtjen e të drejtave të patjetërsueshme dhe elementare kombëtare. Ata kanë nevojë për Qeverinë e Kosovës në vendosjen e një reciprociteti ndaj Serbisë në raport me të drejtat e serbëve të Kosovës. Pra n Luginën e Preshevës ata kanë nevojë që Qeveria e Kosovës të vendos ndaj Serbisë masat e reciprocitetit. Pra ato të drejta që i kanë serbët në Kushtetutën e Kosovës t’i kenë edhe po këto të drejta shqiptarët e Luginës se Preshevës”, theksoi ai.

Ndërsa, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të krijojnë një fond për bursa për studentë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci dhe sistemi arsimor ta ndihmojnë atje me kuadro dhe ekspertë nga Kosova, por edhe nga Shqipëria.

Po ashtu, Kurti tha se Qeveria duhet t’i ndihmojë shqiptarët atje për një gazetë ditore dhe t’i kenë disa orë program në gjuhën shqipe për shqiptarët e Kosovës Lindore.

“Ne si Kuvend mund ta miratojmë një rezolutë me rekomandime ku reciprociteti shtrohet si parim, por atë Qeveria nuk do ta respektojë dhe Qeveria atë do ta shkelë. Reciprociteti si parim dhe si qëndrim, duhet të kemi kujdes që duhet të shtyhet nga Kosova, e jo nga Shqipëria sepse asisoj po barazohen të ashtuquajturit serbët e veriut me shqiptarët e Luginës.... Shqiptarët në Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc duhet ta kenë universitetin me disa fakultete e jo siç tha ministri i Arsimit, Bajrami të mbështeten në Universitetin e Gjilanit. Edhe ashtu në komunën e Gjilanit ka rreth 20 mijë qytetar nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Ky numër nuk ka nevojë të rritet në Gjilan, por ne duhet ta zvogëlojmë numrin e atyre që kanë ikur nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, duke u kthyer këta atje”, tha Kurti.

Ai tha se Serbia duhet të kushtëzohet me ndryshimin e programit arsimor në gjuhën shqipe, duke siguruar hapësirë të mjaftueshme për historinë, letërsinë, kulturën dhe muzikën shqiptare.

Ndërsa, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami foli për hapat që ka marrë Qeveria e Kosovës për kërkesat që i kanë paraqitur shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Bajrami tha se ata tashmë i kanë identifikuar problemet me të cilat përballen nxënësit e Luginës, që sipas tij, janë mungesa e librave për mësimdhënie.

Derisa bëri me dije se nga shtatori i këtij vitit edhe nxënësit e Luginës do të pajisën me libra shqip.

“Tanimë ne kemi identifikuar problemet konkrete për tekste dhe kemi porositur dhe ka filluar prodhimi për çdo nxënës të Luginës së Preshevës. Ministria e Arsimit e ka përfunduar procesin e fillimit të botimit meqë ne financojmë si shtet falas librat e arsimit parauniversitar, në këtë sfond të librave kemi vendosur edhe komplet kërkesat që vijnë nga Lugina e Preshevës. Gjithë nxënësit nga 1 shtatori do ta kenë pakon falas të të gjitha librave, jo vetëm librave, hartat, mjetet e konkretizimit dhe të gjitha mundësitë që kërkojnë një mësimdhënie moderne”, tha Bajrami.

Ministri Bajrami shtoi se kanë kërkuar që libri shqip mos të konfiskohet në Luginën e Preshevës, meqë janë libra me kurrikulë evropiane, e cila është ndërtuar me praninë e bashkësisë ndërkombëtare dhe se do të ishte shkelje drastike e të drejtave të shqiptarëve atje.

“Kemi kërkuar që asnjëherë libri shqip mos të konfiskohet atje. Për shkak se librat tonë parauniversitar janë libra me kurrikulë evropiane. Ne kemi një kurrikulë evropiane dhe kjo është pranuar askush nuk duhet t’i frikësohet kurrikulës së Kosovës sepse është ndërtuar me prezencës ndërkombëtare dhe praninë ndërkombëtare dhe nuk do të donim konfiskimin e librit shqip sepse kjo është një shkelje drastike dhe diskriminim i të drejtave të shqiptarëve”, theksoi ai.

Rekomandimet e propozuara nga deputeti Nait Hasani janë, që Qeveria të bëjë furnizimin me tekste dhe harta shkollore për shkollat fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës, të heq kuotën për regjistrimin e studentëve nga Lugina e Preshevës në universitetet publike të Kosovës, në bisedimet në Bruksel me Serbinë, të vendos reciprocitet për çështje të njëjta në raport me shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe komunitetit serbë në Kosovë, të kërkojë nga Republika e Serbisë njohjen e diplomave të lëshuara nga universitetet publike të Republikës së Kosovës, të mbështesë programet për rini për Luginën e Preshevës dhe të bëjë funksionalizimin e maternitetin në Luginë të Preshevës./Titulli.com/

**********************************************************************************************************************************************

Nait Asani edhe më i zëshëm ndaj të drejtave shqiptare në Luginë

Kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani ka thënë se gjendja në arsim dhe kulturë te shqiptarët e Luginës së Preshevës është e rëndë dhe ata kërkojnë që Kosova të ketë reciprocitet në mes të drejtave të shqiptarëve atje dhe serbëve në Kosovë.

Ai ka thënë se pas vizitës së parë të komisionit në Luginë gjendja e rëndë në atë pjesë është për shkak se Serbia ende mbetet me mentalitetin e regjimit të Millosheviqit.

Hasani shtoi se librat e botuara në shqip që janë botuar në Kosovë janë konfiskuar nga regjimi serb dhe kjo ka ndodhur në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

Ata kanë nevojë që Qeveria e Kosovës të bëjë masa reciprociteti në mes shqiptarëve atje dhe serbëve në Kosovë, në mënyrë që të drejtat siç i kanë shqiptarët në Preshevë t’i kenë edhe serbët në Kosovë ose anasjelltas.

Në Medvegjë, sipas tij, asimilimi është ekstrem dhe duhet masa urgjente për mbrojtjen e shqiptarëve që kanë mbetur, raporton KP./Titulli.com/

Qytetarit nga Lugina i konfiskohen duhan, radiolidhje dhe mallra tjerë kontrabandues
Përfundoi aksioni policorë në Kumanovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration