Ruzhdi Halili do të udhëheq ndërmarrjen pubike “Komunalia” në Bujanoc
Në seancën e dytë të përbërjes së re të kuvendit komunal është emëruar Ruzhdi Halili nga PD për kryetar të organit të përkohshëm të ndërmarrjes publike “Komunalia”, shkruan Titulli.com.
Kuvendi me shumicë votash aprovoi propozimin për anëtarët e rinj, Ruzhi Halili-kryetar, Naim Saliji-anëtar dhe Gëzim Aliji-anëtar të cilët do të kenë mandate deri në emërimin e drejtorit me mandate të plotë.
Deri më tani organin e përkohshëm të ndërmarrjes “Komunalia” e ka udhëheq Adem Hasani nga viti 2016.
Sipas marrëveshjes mes 4 subjekteve shqiptare këtë ndërmarrje do ta udhëheq Partia Demokratike./Titulli.com/