Rrënohet shtëpia e djegur e familjes Musliu (foto)
Lokale

Rrënohet shtëpia e djegur e familjes Musliu (foto)

27.Jul.2014 13:54
0
Me ndihmën e ekskavatorit dhe makinerisë tjetër ndihmëse kanë filluar punimet për pastrimin e mbetjeve të shtëpisë së djegur të familjes Musliu nga Bujanoci.

Tashmë tre ditë punimet në mënyrë vullnetare kanë vazhduar në pronën e kryefamiljarit Jakup Musliu, për të rrënuar dhe më pas bartur mbetjet e shtëpisë së djegur nga zjarri, që e pat shkrumbuar në mëngjesin e 17 korrikut, raporton Titulli.

Shtatë anëtarët e kësaj familje përkohësisht janë zhvendosur tek një bashkëqytetar në Bujanoc, ndërsa Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë ka theksuar se për një afat dymujor do t’i ndërtojë shtëpinë e re kësaj familje që ka pësuar këtë tragjedi.

Familjes Musliu ditëve të fundit në ndihmë i kanë dalë shumë qytetarë me mjete të ndryshme, si dhe bashkatdhetarët që tashmë po qëndrojnë për pushime në vendlindje.

Një ndihmë, në mbledhjen e fundit i ka ndarë edhe Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit me një shumë prej 200 mijë dinarë (1.725 euro)./Titulli.com/

Bujanoc: Borxhlia i keq ta lyp borxhin natën e Bajramit!
Pas fshatit Turi, protesta edhe në Tërnoc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration