Rrëfimet e azil-kërkuesve që mbërritën në Gjermani e Francë: U kapëm në kufi me Bujanocin (Video)
Lokale

Rrëfimet e azil-kërkuesve që mbërritën në Gjermani e Francë: U kapëm në kufi me Bujanocin (Video)

10.Feb.2015 15:51
0

Në pjesën e dytë të serisë së reportazheve ekskluzive me azil-kërkuesit kosovarë, Interaktiv në KTV ka paraqitur mbrëmë shumë rrëfime të imigrantëve që e kanë kaluar kufirin e Hungarisë dhe kanë përfunduar në Gjermani ose Francë, ndërsa ka edhe nga ata që u kapën gjatë kalimit të kufirit për të hyrë në Serbi nga Kosova, në territorin e Komunës së Bujanocit.

Këta emigrantë kanë sqaruar se është dasht të paguajn "dënim" nga 100 euro në kufirin me Bujanocin për t'i lënë të lirë për të vazhduar rrugën për në Suboticë.

Në Berlin, ekzistojnë disa strehimore kolektive dhe KTV-ja ka arritur të ketë qasje në njërën prej tyre. Aty kosovarët janë pakicë krahasuar me sirianët dhe afganët.

Shumë prej tyre kanë thënë se as Gjermania nuk është si e kanë menduar dhe se duan të kthehen në Kosovë.

Në Francë, në qytetin Mulhouse kosovarët vazhdojnë të kalojnë një pjesë të madhe të kohës në stacionin qendror të trenit, ose krejtësisht jashtë kur nuk ka vend në strehimoren për të pastrehët dhe alkoolistët.

Për dallim prej Gjermanisë, në Francë insistojnë të qëndrojnë me shpresën që do të marrin azil. Për më shumë shikojeni videon e plotë të emisionit: 

Kamberi në Parlament: Kur do ta ktheni lapidarin e UÇPMB-së dhe të emëroni inspektorin e arsimit?
Është koha e fundit që Lugina e Preshevës të përfshihet në Dialogun e Brukselit!"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration