Lokale
Rrugës së Breznicës i shtohen elementet e sigurisë (foto)
Rruga me gjatësi rreth gjashtë kilometra, sot është bërë edhe me mbrojtëse si dhe sinjalistikë rrugore.
Pas asfaltimit të rrugës dhe shënimit të sinjalistikës horizontale, të mërkurën, punëtorët e ndërmarrjes së Drejtorisë për Ndërtim dhe kompanisë private “Saba Bellça” nga Presheva, kanë vendosur mbrojtëset anësore si dhe shenjat vertikale të komunikacionit.
Mbrojtëset janë vendosur në një gjatësi prej 900 metrave, në pjesët me lartësi më të madhe, si dhe në vendet që sipas projektuesit janë parapa të jenë të rrezikshme për ngasësit e makinave, raporton Titulli.
Udhëheqësi i Drejtoratit për Ndërtim, Agim Haliti, pat deklaruar muajin e kaluar se kjo rrugë do të kompletohet si me sinjalistikën e nevojshme, po ashtu edhe me mbrojtëset anësore për siguri të qytetarëve.
Inaugurimi i kësaj rruge, që lidhë Breznicën dhe Malësinë me qytetin e Bujanocit, do të bëhet në fund të këtij muaji./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!