Lokale
Rrufeja godet në Miratoc, një i vdekur
Moti i ligë që mbretëroi gjatë orëve të pasdites të së shtunës i ka marrë jetën A.A. nga fshati Miratoc i komunës së Preshevës.
Siç ka mësuar Titulli, i ndjeri gjatë kohës që po binte shi i shoqëruar me bubullima dhe rrufe, ishte strehuar nën një pemë, afër lumit të fshatit, kur edhe është goditur nga rrufeja.
Vdekja ishte e menjëhershme dhe se mjekët vetëm se kanë arrit të konstatojnë vdekjen e tij.
Kjo është hera e dytë brenda dy muajve që rrufeja godet duke lënë pasoja në rajonin e komunë se Preshevës.
Në fillim të muajit maj rrufeja kishte goditur në një shtëpi në stacionin hekurudhorë në Preshevë, ku për fat të mirë, përveç dëmeve të shkaktuara në shtëpinë e goditur dhe në ato të fqinjëve, pasoja në njerëz nuk kishte./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!