Rritje e të infektuarve me COVID-19 në Bujanoc, të dhënat lokale nuk përputhen me ato nga Vraja
Lokale

Rritje e të infektuarve me COVID-19 në Bujanoc, të dhënat lokale nuk përputhen me ato nga Vraja

28.Jul.2020 14:23
0

Shtabi për situata të jashtëzakonshme ka mbajtur mbledhjen e parë me përbërjen re të qeverisjes lokale dhe ka vlerësuar se gjendja me koronavirusin e ri mbetet e rëndë.

Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, Lelja Jovanoviq dha disa statistika lidhur me infektimin e 22 pacientëve të rinj mirëpo krahasuar me të dhënat tjera zyrtare nuk përputhen të dhënat, shkruan Titulli.com.

Ndërsa sipas të dhënave nga Instituti për Shëndetin Publik në Vrajë nga dita e premte deri të hënën janë regjistruar 77 persona të infektuar me koronavirusin e ri në rrethin e Pçinjës, transmeton Titulli.com.

Nga këto të dhëna thuhet se numri po rritet në komunën  e Bujanocit duke shkuar deri në 26 në mesin e tyre 6 të punësuar në shtëpinë e shëndetit dhe disa nga barnatoret e qytetit. 

Drejtoresha Jovanoviq në mbledhjen e shtabit për situata të jashtëzakonshme propozoi që për shkak se nuk po respektohen masat e përcaktuara për dy javët e ardhshme të ketë orë policore në komuën e Bujanocit.

Një propozim i saj nuk gjeti mbështetje nga organet komunale sepse sipas tyre orën policore mundë të caktoj vetëm ministria e punëve të brendshme../Titulli.com/

 

Sheholli: Ka shumë shqiptarë në Serbi dhe që punojnë për Shërbimin Sekret të Serbisë
Qeveria e Kosovës miraton masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 (lexo rregullat)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration