Rritet niveli i mbrojtjes rreth lumenjve
Lokale

Rritet niveli i mbrojtjes rreth lumenjve

28.Mar.2015 21:15
0

Në rrethin e Pçinjës, Jabllanicës dhe Toplicës është shpallur mbrojtje e jashtëzakonshme nga vërshimet për shkak të rritjes së nivelit të lumenjve Morava Jugore, Toplica dhe Veternicë.

Pas gati dy muajve nga vërshimet në Komunë të Bujanocit dhe Preshevës, pjesë e rrethit të Pçinjës, reshjet e sërishme të pandërprera të shiut kanë detyruar ngritjen e nivelit të mbrojtjes përreth lumenjve që gjarpërojnë edhe në Luginë të Preshevës.

Drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Ujërave “Morava”, Dragoljub Miljkoviq gjatë ditës së shtunë ka deklaruar se niveli i ujit po rritet, mirëpo situata nuk është dramatike.

“Po vlerësojmë se këta lumenj nuk do të rrezikojnë objektet e banimit dhe jetët e njerëzve. Në disa vende ato kanë dalë nga shtrati ku edhe ndodh zakonisht, por sipërfaqja e vërshuar është kryesisht e vogël”, ka thënë Miljkoviq dhe ka shtuar se përgjegjësitë janë duke marrë masat që të mos vije deri te vërshime më të mëdha, transmeton Titulli.com.

Në Luginë të Preshevës nga edhe kalon lumi Morava, përveç fryrjes nuk ka vërshime, edhe pse dy ditët e fundit në komunat Bujanoc e Preshevë ka pasur të reshura të pandërprera të shiut. 

Duhet theksuar se ky rajon në fillim të muajit shkurt u godit nga një valë vërshimesh të lumenjve pas të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, bujqësi dhe prona private./Titulli.com/

 

Debat partiak: "Kemi realizuar 80 % të programit - Keni përjashtuar shqiptarë nga puna" (Video)
Shefati kampion edhe në WBC (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration