Rreziku nga koronavirusi, Vuçiq ka një lajm të keq për Serbinë
Aleksandar Vuçiq ka thënë se në 15 ditët e ardhshme do të arrijë kulmi i krizës dhe i problemit nga koronavirusi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se në 15 ditët e ardhshme do të arrijë kulmi i krizës dhe i problemit nga koronavirusi.
Andaj, ai ka porositur të gjithë që të kenë kujdes maksimal. Vuçiq ka paralajmëruar rritjen e numrit të infektuarve por edhe rasteve me vdekje, raporton “Tanjug”, transmeton Titulli.com.
Sipas tij, kjo do të jetë rezultat i asaj çfarë ka ndodhur nga 15-16 marsi, kur ishte bërë një përhapje e madhe e të infektuarve me virus ndërsa nga data 4 prill ora 13:00 ora policore do të zgjasë deri të hënën ora 5 e mëngjesit.
“Goditja më e fuqishme do të ndodhë në 15 ditët e ardhshme, ky do të jetë kulmi i krizës”, tha ai.
Vuçiq ka insistuar se Serbia ka pajisje të mjaftueshme mjekësore dhe masa mbrojtëse duke bërë thirrje që të respektohen masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit.