Rrethrrotullimi në Bujanoc me pika konflikti, ja propozimi i ekspertit që nuk u mor parasysh (Foto) Rrethrrotullimi i punuar nga Dursan Selimi
Lokale

Rrethrrotullimi në Bujanoc me pika konflikti, ja propozimi i ekspertit që nuk u mor parasysh (Foto)

16.Nov.2015 22:25
0
Rrethrrotullimi tashmë i ndërtuar në hyrje të Bujanocit, sipas ekspertëve nga fusha e komunikacionit, nuk eliminon pikat e konfliktit në këtë investime të ri.

Dursan Selimi nga Bujanoci, i punësuar në Drejtoratin për Ndërtim, thekson për portalin informativ Titulli.com, pengesat të cilat nuk janë eliminuar.

“Ky rreth që është projektuar tash është projektuar një rrethrrotullim dhe përsëri një udhëkryq i formës T te rruga e Vranjës. Çka do të thotë se përsëri nuk janë eliminuar të gjitha pikat e konfliktit në rreth rrotullim,gjithnjë kur projektohet tentohet të hiqen të gjitha pikat e konfliktit”, thotë eksperti i kësaj fushe, Dursan Selimi, i cili studimet Master i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Komunikacionit.

Ai madje shpjegon se projektin e punuar nga ai, i shpalosur përmes fotove, ia ka propozuar përgjegjësve për ndërtimin e rrethrrotullimit, mirëpo ai nuk është marrë parasysh.

“Këtë rrethotullim të punuar nga unë ia kam propozuar, por nuk e kanë marrë parasysh. Me këtë punim kam mbrojtur temën e Masterit”, u shpreh Selimi.

Me kërkesën për të treguar se ku gjenden pikat e konfliktit, eksperti thekson se ato janë tek lidhja nga drejtimi i Vranjës, si dhe pompa e benzinës.

“Të gjitha automjetet çka vijnë nga drejtimi i rrugës rajonale-nga ura, duhet të kthejnë majtas për tu kyçur në rrugën që vije nga drejtimi i Vranjës, çka do të thotë se tash në atë udhëkryq do të ketë pika të konfliktit, do të ketë një ngulfatje para rrethrrotullimit”, thotë Dursan Selimi, raporton Titulli.com.

Problem tjetër, sipas tij, do të jetë që hyrja për në pompën e benzinës, e cila do të bëhet nga rrethrrotullimi, do të shërbejë vetëm për t’u furnizuar me karburant.

Kjo rrugë brenda pompës së benzinës, siç thekson Selimi, do të përdoret nga qytetarët për t’a shfrytëzuar rrugën më të shkurt për të shkuar mbi urë,e jo nga rruga e rregullt siç është projektuar në drejtim të rrugës së Vranjës për të kthyer djathtas e mbasandej mbi urë.

Me projektin e tij të propozuar, që u mbrojt para profesorëve të Universitetit të Prishtinës e i cili në Bujanoc nuk u mor në shqyrtim, ishin eliminuar këto pika të konfliktit, duke e vendosur në mes pompën e benzinës dhe duke mundësuar kyçje në një rreth më të madh të të gjitha rrugëve pa pika konflikti dhe udhëkryqe të formës T.

Rrethrrotullimi tashmë i ndërtuar në Bujanoc, i cili pritet vetëm se t’i prehet shiriti, është projektuar nga CIP-Beograd. /Titulli.com/

Mbyllja e kufirit, Vuçiq e merr vendimin nesër pas kthimit nga Lugina
Vuçiq, Davenport dhe Guteresh po qëndrojnë në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration