Rreth 6 mijë raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve në Serbi, Bujanoci me 13 raste
Situata me COVID-19 vazhdon të jetë mjaftë e vështirë në shumicën e vendeve të botës por Serbia duket se ka një ngritje të numrit të të infektuarve gjatë dy muajve të fundit.
Vetëm brenda 24 orëve në Serbi janë konfirmuar 5 mijë e 700 raste të reja të të prekurve me koronavirus.
Sipas të dhënave të Shtabit për Situatat Emergjente në Vrajë, 419 persona nga territori i rrethit Pcinjës u testuan për kovid 19, ndër të cilët 125 ishin të infektuar me koronavirus.
Nga ky numër, 70 janë nga Vraja, 19 nga Vladicin Han, 16 nga Surdulica, 13 nga Bujanoci dhe shtatë nga Trgovishti.
Si pasojë e këtij virusi vdiqën në Serbi 51 persona dhe në këtë kohë janë bërë 19 mijë e 360 testime.