Rrëfim për Referendumi 1-2 marsit 1992 në Luginë të Preshevës
Lokale

Rrëfim për Referendumi 1-2 marsit 1992 në Luginë të Preshevës

01.Mar.2021 08:03
0

Deri në ditën sa nuk ka një organizim të kësaj populate për referendum tjetër, mbetet në fuqi referendum i dates 1e2 mars të vitit 1992. Pas mbajtjes të referendumeve nga Republikat në Jugosllavi për pavarsimin e tyre, u pa e arsyeshme e domosdoshmëri që popullata shqiptare në Luginën e Preshevës të organizojë Referendumin për tu shprehur publikisht dhe ligjerisht për të drejtën e tyre për autonomi politico-teritoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Organizimi dhe mbajtja e Referendumit ishte një process i mbushur me energji pozitive, entuziazëm, shpresë, ringjallje, tolerance e gadishmëri të njerëzve për pranimin e sistemit pluralist e pjesmarrjes së qytetarëve në vendimarrje.

U angazhuan strukture e madhe e njerëzve për organizimin dhe mbajtjen me sukses të procesit të referendumit. Ishte organizim që kishte dalur nga Ilegalja e studentëve të Preshevës që vepronin në Prishtinë, ku disa prej tyre, erdhën në Preshevë e futën idenë për mbajtjen e referendumit  në partit e shqiptareve të Preshevës. Rol vendimtar të organizimit me strukturat e saj dhanë disa subjekte dhe organe të tyre duke u grumbulluar në një institucion që u emertua si “Kuvendi për Referendum” ku si kryetar u zgjodh prof. Ibrahim Kadriu. Organizimi i Referendumit nuk është meritë e asnjë individi, ai ishte akt madhor që kontriboi secili qytetar që jetonete në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Por, disa prej subjekteve që ofruan strukturat e saj në shërbim të organizimit të realizimit me sukses të referendumit ishin:

  • Shoqata Humanitare “Nëna Tereze” dega Preshevë;
  • (Shoqata) Partia Demkoratike Shqitpare - PDSH;
  • Partia për Veprim Demokratik – PVD;
  • Lidhja e arsimtarve shqitpar në Preshevë,
  • Forumi Intelektual Shqiptar në Preshevë;
  • Forumi i gruas ne kauder te PVD-së;
  • Forumi rinor i PDSH-së.

Kuvendin e përbënin 96 delegatë të ardhur nga këto subjekte të lartcekura. Para se të vendosej për opcionin final të pyetjes në fletvotim për referendum, kishte delegate sidomos nga subjketet politike që ta orientonin të gjithë procesin që të kerkonim vetëm të drejtë për autonomi kulturore sepse me opcione të tjera po e cënonim Sërbinë. Po të shkohej në opcionin për autonomi kulturore, sot kjo gjë i bie që të kemi të drejtë të dëgjojm/shikojm çka do që dëshirojm në youtube ose të publikojm, organizojm ndonjë koncert live ose takim në ZOOM, pa e pyetur shtetin. Mirëpo, me insistimin e të burgosurve (të ndërgjegjes) politik që ishin delegate në kuvend dhe delegatëve të tjerë arritëm që si konsensus ta bashkonim opcionin e pare dhe të tretë pra “Autonomi politiko teritoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën”.

Ky organizim kishte mjaft sakrifica por, ato nuk u vërejtën sepse të angazhaurit në detyra të ndryshme gjatë procesit ishin guximtar, vullnetar e të vetëdijshëm për veprimtarinë e tyre. Gjatë këtij organizimi kishim edhe mbështetje financaire nga mërgata e disa bisnese lokale por, ato fonde u menaxhuan nga partitë politike dhe asnjëhere nuk kanë dhënë raport për ato mjete financiare.

Në votime morën pjesë edhe qytetar joshqiptar siç ishin romët e disa sërbë lokal. Popullata këto ditë këtë process e kishte shëndruar në festë, ku do kishte buzëqeshje, gëzim e emocione atdhedashurie. Njerëzit, pos zemrave, hapen shtëpitë, lokalet, hoxhallarët hapën xhamitë, shitësit hapën shitoret, shoqatat hapën zyret, malsorët lëshuan arat (truallin) vendet ku grumbullonte zona të tëra ku mund të gravitonin njerëzit për ta realizuar të drejtën e tyre për Referendum.

Vullneti i popullatës u bë i njohur botërisht, ku afër 98% e tyre u shprehën pro autonomies dhe ribashkimit me Kosovën. Kjo dëshmon se, ne jemi pjesë e trungut Dardanë  dhe Kosova pa Luginën e Preshevës nuk është e plotë.

Subjektet politike filluan ta përdornin këtë aktpopullor vetëm për fushata zgjedhore, shpesh i amortizuan zërat që ngrisnin çështjet e jetësimit të referendumit.

Të gjitha poroceset politike që rrodhën pas këtij viti në Luginën e Preshevës u bazuan në Referendumin e vitit 1992. Republika e Kosovës sistematiksiht ka dhënë shumë për Luginën e Preshevës duke filluar me shtrirjen e strukturave të ushtrise çlirimtare të Kosovës edhe në këto troje (duke patur qëllim trungun e tërë), duke vazhduar me atdhetarët që dhanë jetën për ribashkimin e Lugines me Kosoven në luftën e Ushtrisë çlirimtare për Preshevë, Bujanoc e Medevegjë, në sistemminin e të sheprngulurve nga Lugina në Kosovë gjatë luftës së 2001-shit, në përfshirjen e njereëzve nga Lugina e Preshevës nëper të gjitha strukturat e shtetit të Republikës së Kosovës si dhe favore afatshkurta sipas kërkesave të subjekteve apo perfaqesuesve politik nga Lugina. Nuk duhet lejuar përdorimi i kësaj kauze jetike për Luginën e Preshevës nga partite apo personalitetet politike në Prishtinë për fushata parazgjedhore ose marketing.

Asnjëhere nuk dueht të ndalojm në jetësimin e kësaj të drejte sepse asgjë nuk është e pamundur.

Pjesë të shkëputura nga libri në përgaditje “Do ti bëja më fuqishëm të gjitha ato sikur ta nisja nga fillimi” biografi për Ibrahim Kadriu – Branda. 

Shkruar nga: Shkëlzen Limani-Preshevë

Referendumi 1 dhe 2 marsit 1992, tre opsionet politike të Luginës së Preshevës (votimi-video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration