Romin nga Bujanoci, Bashkësia Islame e dërgon falas në Haxh (Foto)
Lokale

Romin nga Bujanoci, Bashkësia Islame e dërgon falas në Haxh (Foto)

12.Sep.2015 16:06
0
Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, në emër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), këtë vit ka vendosur që ta nderoj me shkuarjen në Haxh gratis, Enver Dermakun, pjesëtar i nacionalitetit rom.

“Enver Dermaku, është nipi i familjes së Shasivar Murtezit, emri i të cilit është i skalitur në pllakën përkujtimore së bashku me emrat e dëshmorëve të Tërnocit, të cilët gjatë vitit 1945, u ekzekutuan pa gjyq dhe nuk dihet ende ku janë ata të varrosur”, thuhet në njoftimin e KKSH-së, transmeton Titulli.com.

Vlen të theksohet se Myftiu Nexhemedin ef. Saqipi, është i pari në Ballkan, i cili ka qenë iniciator për ndërtimin e Xhamisë për pjesëtarët e komunitetit rom, në Bujanoc.

Kjo shtëpi e Zotit, grumbullon besimtarët romë, të cilët i falin pesë vakte si dhe dëgjojnë ligjërata fetare në gjuhën amtare.

Vlen, gjithashtu, të theksohet se nga viti 1997, Myftiu Nexhemedin ef. Saqipi, e ka ndihmuar komunitetin rom ta themelojnë Këshillin e Bashkësisë Islame Rome, njofton Qendra për Informim e BIPBM-së. /Titulli.com/

Shqiptarët e Luginës votojnë pro themelimit të Asociacionit (Deklarata)
Stankoviq: Asnjëherë nuk kishte paralele mes veriut të Kosovës dhe Serbisë jugore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration