Romët e Bujanocit do të marrin pjesë në zgjedhje me listën e tyre
Lokale

Romët e Bujanocit do të marrin pjesë në zgjedhje me listën e tyre

14.Mar.2016 15:34
0
Për dallim nga zgjedhjet lokale të vitit 2012 kur romët e Bujanocit nuk kanë pasur parti pjesëmarrëse në zgjedhje, në zgjedhjet e 24 prillit bashkësia etnike rome do të garojë me listën e tyre zgjedhore.

“Partia e Bashkuar Rome (PBR) do të merr pjesë në zgjedhje lokale me listën tonë prej 15 kandidatëve. Gjatë ditës së djeshme kemi grumbulluar rreth 550 nënshkrime dhe nesër pritet të dorëzojmë listën”, deklaroi për portalin informativ Titulli, Amet Arifi, kryetar i kësaj partie.

Sipas Arifit, bartës i listës së PBR-së në Bujanoc do të jetë Kenan Rashitoviq, ndërsa kjo parti në koalicion edhe me dy parti tjera rome do të merr pjesë edhe në zgjedhje parlamentare.

“Në zgjedhje parlamentare partia jonë do të merr pjesë në koalicion me Unionin e Romëve të Serbisë nga Beogradi dhe Unionin Demokratik të Romëve nga Nishi”, tha Arifi për Titullin.

Në listën për zgjedhje parlamentare Arifi do të jetë kandidati i dytë në listë. Amet Arifi është njëherit zëvendëskryetar i Këshillit Nacional Rom./Titulli.com/

Bujanoc, deri më tani dy lista të shpallura pranë Komisionit Komunal Zgjedhor
Koalicioni PVD-UDSH dorëzon listën pranë KKZ-së në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration