"Roli dhe pozita e gruas në Islam", tribuna e radhës e KBI-së në Bujanoc
Këshilli i Bashkësisë Islamen (KBI) në Bujanoc të premten, 27 mars, me fillim në orën 15:00 do të organizojë tribunë fetare me temë: Roli dhe pozita e gruas në Islam.Sipas njoftimit të KBI-së të cilin e transmeton portali informativ Titulli.com, Departamenti i gruas pranë këtij Këshilli këtë tribunë e organizon vetëm për gjininë femërore ndërsa ajo mbahet në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.
Në program, përveç leximit të Kuranit, do të ketë edhe ligjeratë nga teologë: Ardiana Amine Alishani nga Prizreni, ilahi nga grupi “Motrat Burrniku” nga Kaçaniku.
Pjesëmarrëset mund të shtrojnë edhe pyetje, përgjigje të cilat do t’i marrin nga kompetentët.
KBI në Bujanoc edhe gjatë vitit të kaluar ka organizuar tribuna të ngjashme si dhe aktivitete të tjera. /Titulli.com/