Komuna e Bujanocit hap konkursin për media-informim (Dokument)
Drejtorati i shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore të komunës së Bujanocit ka shpallur konkurs për bashkë-financimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në komunën e Bujanocit për vitin 2015.
Në konkursin që është shpallë sot dhe i cili do të jetë i hapur deri më 15 prill, të drejtë aplikimi do të kenë mediat e regjistruara si dhe persona juridik e sipërmarrës i cili është e angazhuar në prodhimin e përmbajtjes së mediave dhe ka prova se përmbajtja e bashkë-financuar mediale do të realizohet përmes mediave.
Konkursi i shpallur, sipas përgjegjësve, objektiv ka zbatimin e të drejtave të qytetarëve në informim publik; zhvillimi i pluralizmit të mediave; stimulimi i krijimtarisë së medias në fushën e kulturës, shkencës dhe arsimit; mbështetje për prodhim të medias dhe realizimin e së drejtës së informimit në të gjitha fushat e jetës publike të veçantë dhe veçanërisht të grupeve të mbrojtura.
Buxheti i paraparë për këtë konkurs do të jetë 2.5 milion dinarë, kurse të drejtën e pjesëmarrjes në te nuk e kanë botuesit e mediave që financohen nga fondet publike. /Titulli.com/
KLIKO më poshtë: