Riza Halimi takoi ambasadorin e Suedisë në Beograd, Jan Lundin
Lokale

Riza Halimi takoi ambasadorin e Suedisë në Beograd, Jan Lundin

16.May.2017 21:59
0
Në hapsirat e selisë qëndrore të Partisë për Veprim Demokratik, kryetari i PVD-së, Riza Halimi priti Ambasadorin e Suedisë Jan Lundin të shoqëruar me këshilltarët dhe stafin e tij diplomatik.

Gjatë takimit ambasadori Lundin u njoftua nga kryetari Halimi me gjendjen sociale dhe ekonomike me të cilat ballafaqohen qytetarët e Preshevës.

Përveç temave politike interes të madh pÄ“r delegacionin e ambasadës së Suedisë të udhëhequr nga vet Ambasadori Lundin ishin edhe problematika e ujit të pijshëm dhe menaxhimit të mbeturinave.

Pas takimit Ambasadori i Suedisë, shkëlqësia Lundin para mediave deklaroi se me kryetarin Halimi janë dakorduar që në një të ardhme të afërt, nën organizimin e Ambasadës së Suedisë do të realizohet një takim me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani dhe përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të tjera nordike dhe evropiane në Serbi me ç'rast do të diskutohet për zgjidhjen e problematikave që kanë të bëjnë me ujin e pijshëm dhe menaxhimin e mbeturinave, por gjithashtu të shihen mundësitë për të ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Preshevës.

Kryetari i PVD-së, Halimi për media deklaroi se takimi me Ambasadorin suedez ishte shumë i frytshÄ“m duke biseduar për shumë probleme nga të gjitha sferat shoqërore në Preshevë veçanërisht, por duke mos i harruar asnjëherë edhe problematikat me të cilat përballen shqiptarët në komunën e Medvegjës dhe Bujanocit.

Me këtë rast ish deputeti Halimi deklaroi se mbetet me shpresë se pas këtij takimi të gjatë në rradhë janë hapat konkret e që do të përmirësojnë gjendjen e komunës së Preshevës./Titulli.com/

Pasiguri e shkollimit të maturantëve në Bujanoc, me plane studimi edhe në Evropë
Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Karadakut të Preshevës, joshëse për turizëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration