Riza Halimi, ligjëratë studentëve amerikan
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit deputeti popullorë Riza Halimi, të mërkurën, më 6 maj, priti një grup studentësh të nivelit master nga Universiteti Amerikan Arcadia.Ky universitet, ndër më të njohura në Filadelfia solli studentët e studimeve të politikave ndërkombëtare, i themeluar në vitin 1853 të udhëhequr nga Alex Roinshvili Grigorev, ligjeruesi i këtij univerziteti në programin pasuniverzitar “Paqja ndërkombëtare dhe zgjidhja e konflikteve”, njëherit drejtor i “Këshillit për qeverisje inkluzive” në SHBA.
Me këtë rast deputeti Halimi mbajti ligjeratë studentëve të këtij univerziteti në lidhje me situatën dhe pozitën e Shqipëtarëve në Luginën e Preshevës dhe raportet shqiptaro-serbe në rajon.
Kjo ligjëratë u organizua në kuadër të vizitës së përvjetshme studimore të realizuar nga ky universitet me qëllim të njohjes së problematikave aktuale mes shqiptarëve dhe serbëve, me theks të veçant në avancimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë përmes normalizimit të raporteve ndërshtetërore, thuhet në komunikatën e PVD-së.
Pas përfundimit të ligjëratës drejtori i “Këshillit për qeverisje inkluzive” nga SHBA dhe ligjeruesi pranë Univerzitetit Arcadia i dorzoi deputetit popullorë dhe kryetarit të PVD-së, Riza Halimi, mirënjohje për kontributin e dhënë në programin pasuniversitar “Paqja ndërkombëtare dhe zgjidhja e konflikteve”, të ndarë nga presidenti i këtij univerziteti Nicolette DeVille Christensen. /Titulli.com/