Rinia: Në qeverisjen e Preshevës nuk ka ndershmëri por korrupsion dhe degradim
Një grup i aktivistëve të PVD-së në Preshevë ka zhvilluar aksionin me vendosjen e luleve nëpër gropat rrugëve të qytetit të Preshevës.“Derisa brenda natës po shtrohen rrugët ku është elektorati i PDSH-së, rrugët kryesore të qytetit të Preshevës për 4 vjet nuk u asfaltuan. Kjo argumenton një keqqeverisje që Preshevës nuk i takon”, vlerësuan aktivistët e kësaj partie, shkruan Titulli.com.
“ Aksioni i radhës së Forumit Rinor të PVD-së, ishte mbushja e gropave me lule për të simbolizuar mungesën e parqeve dhe mos angazhimin e mirëmbajtjes së rrugëve, sepse rrugët janë tonat e jo të kompanive të afërta me pushtetin”, theksoi veç tjerash kryetari i forumi rinor të PVD-së në Preshevë Leart Hajrullahu.
Sipas tij aksioni i ndërmarrë paraqet shkatërrimin e rrugëve ku në disa rrugë të qytetit mëngjesin e sotëm në Preshevë kanë filluar punime për rregullimin e kanalizimit të ujërave të zeza e që vite të tëra sa udhëhoqi ky pushtet nuk e pa të arsyeshme të kryej këto punime por në prag të zgjedhjeve.
Rinina që morri pjesë në aksionin e sotëm vlerësuan se kjo dëshmon edhe një herë për banorët e kësaj komune më të varfër në gjithë territorin se pushteti aktual nuk ka ndershmëri, por korrupsion e degradim./Titulli.com/