Lokale
Rinia e Preshevës "shtrinë" Islamin edhe në Zvicër
Forumi Rinor Islam në Preshevë ka themeluar degën e saj në shtetin e Zvicrës. Themelimi i degës ka ardhë pas iniciativës së marrë nga bashkëatdhetarët e rinj që jetojnë në këtë shtetë.
Pas vizitës në Zvicër të kryetarit të Forumit Rinor Islam (FRI) në Preshevë, Bejtulla Veselit, me anëtarët e kryesisë dhe iniciativës së disa të rinjve - bashkëatdhetar që punojnë dhe veprojnë në këtë shtetë, takimeve të tyre të përbashkëta, kishte lindur ideja për themelimin e degës së FRI-së në Zvicër, raporton Titulli.
Themelimi i degës në Zvicër u bë më 25 gusht të këtij viti me crast u zgjodhën edhe organet e udhëheqëse të saj.
Kryetarë i degës së FRI-së në Zvicër u zgjodhë Sadat Ahmeti nga fshati Leran, nënkryetar Mufterem Idrizi nga Samolica, sekretar Bekim Hyseni nga Bushtrani, ndërsa zëvendës i tij Xhemaledin Selimi nga Bilaci, arkatar Nexhat Hetemi nga Corrotica, zëvendës arkatar Fejzi Selimi nga Bilaci.
Ky Forum Rinor Islam dega në Zvicër ka zgjedhë edhe këshilltarët si: Vahid Beqiri nga Bushtrani, Vullnet Veseli nga Rainca, Ahmet Ahmeti nga Presheva dhe Mitat Ejupi nga Bushtrani./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!