Lokale
Kongresi sjell konkluzione pa Bujanocin ! (video)
"Rrjeti Global i Gruas Shqiptare" në Kongresin e mbajtur në Preshevë, i cili kishte për qëllim të bashkojë femrat shqiptare dhe të Luginës për të diskutuar dhe marrë vendime për problemet e Luginës, ka lënë jashtë gratë e komunës së Bujanocit
Pjesëmarrëset e Kongresit të gruas gjatë vizitës që sot i bënë komunës së Bujanocit pranuan gafën e bërë dhe kërkuan falje duke u arsyetuar se gabimi është i nikoqirëve në Preshevë që nuk i kanë bërë ftesë.
"Për këtë kërkojë ndjesë, ka ndodhë një problem teknikë që gratë e komunës së Bujanocit nuk morën pjesë, dhe nuk është i qëllimshëm", tha Lida Rragami, kryetare e Rrjetit global të gruas shqiptare, pas pyetjes së gazetarit të Titullit.
Në këtë rast ndërhyri edhe këshilltarja e Kuvendit Komunal në Bujanoc, Adelina Brucaj Hasani, duke e shfajësuar zonjën Rragami dhe duke theksuar se për këtë fajet i kanë organizatorët, në këtë rast komuna e Preshevës.
"Komuna e Bujanocit është anashkaluar, mirëpo fajtorë kryesorë është komuna e Preshevës që nuk na ka bërë ftesën. Kur themi Kongres mbarëkombëtarë atëherë duhet të marrinë pjesë të gjithë shqiptarët", tha me këtë rast Brucaj Hasani.
Ky ishte Kongresi i tretë i gruas shqiptare mbarëkombëtar-Lugina e Preshevës, në të cilën aprovuan disa konkluzione rreth zhvillimit ekonomik të rajonit, ku sipas organizatorëve kriza ekonomike po ndikon me të madhe në spastrimin etnik, shpërnguljen e popullatës shqiptare nga Lugina e Preshevës./Titulli.com/
http://youtu.be/DeR6oPIfoX8
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!