Rinia e partisë së Erdoanit të Turqisë takojnë Kamberin në Bujanoc
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka pritur një delegacion nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Rexhep Erdoan të Turqisë.“Një takim i kryetarit të komunës dhe kabinetit me përfaqësues të AK Parti të presidentit Erdogan me të cilët u bisedua për mundësinë e ndërtimit të bashkëpunimit në sfera të ndryshme”, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.
Përfaqësuesit nga Turqia kanë zhvilluar takime edhe me përfaqësues tjerë të jetës publike dhe shoqërinëcivile në Preshevë./Titulli.com/