Rikthehet organizata turke “TIKA” në Bujanoc, ndihma e parë shkon për Bilaç
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka mirëpritur përfaqësuesit e Agjensionit turk TIKA në Beograd të kryesuar nga koordinatorja e programit Çagla Gultekin Tosbat, shkruan Titulli.com.
Sipas një njoftimi të publikuar nga komuna e Bujanocit thuhet se është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit mes TIKA-s dhe komunës së Bujanocit që për disa vite të kaluara ishte zbehur.
Gjatë takimit u diskutua edhe realizimi i shumë projekteve me rëndësi të veçantë për qytetarët, në mesin e tyre edhe implementimin i projekteve për mbrojtjen e ambientit jetësor, i cili do të fillojë muajin e ardhshëm.
“Premtimi i sotëm ishte për një kamion mbeturinash të cilin do ta sigurojë TIKA ndërsa do të shfrytëzohet për grumbullimin e mbeturinave në fshatin Bilaç, kurse kontejnerët do ti sigurojë komuna e Buajnocit” u shpreh pas takimit kryetari Arifi.
Kjo ishte vizita e parë e një delegacioni të organizatës shtetërore TIKA pas formimit të shumicës së re në komunën e Bujanocit./Titulli.com/