Lokale
Rifillon kursi i gjuhës turke në Bujanoc
“Vëllazërimi” nga Bujanoci vazhdon me organizimin e kursit te gjuhës turke për grupmosha të ndryshme. Tani filloi me regjistrimin e të interesuarve për mësim të gjuhës turke, kursit “TË FLASIM TURQISHT- TÜRKÇE KONUŞALIM”.
Ky kurs organizohet për të gjithë të rinjt që kanë interesim për të mësuar gjuhën turke për nevoja personale, biznesit apo edhe përgatitje akademike univerzitare.
Kursi mbahet në qytetin e Bujanocit dhe punohet me sistemin e Universitetit të Istambullit, kryesisht në katedrën për mësimin e gjuhës turke me mësues të përgatitur në Turqi.
Andaj ftohen të rinjt të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësit për studime në Turqi, që oraganizata “Vëllazërimi” ndihmon në rritjen e kuotave për studnetë nga Lugina.
Kurset do të zhvillohen në Bujanoc, andaj ftohen të gjithë të interesuarit të paraqiten në këtë numër 063 828- 64- 19 dhe email adresën vellazerimi2011@hotmail.com.
“Vëllazërimi” kontribuon në përmirësimin e gjendjes kulturore dhe avancimit të rinisë përmes programeve të ndryshme dhe ka bashkëpunim me organizata simotra në Turqi, andaj për nxënësit e gjuhës turke do të organizohen edhe kurse intensive shtesë dhe eskursione në Stamboll të Turqisë.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!