Riad Ramadani nga Bujanoci i bashkohet PDK-së dhe Kadri Veselit
Lokale

Riad Ramadani nga Bujanoci i bashkohet PDK-së dhe Kadri Veselit

30.Aug.2019 19:16
0

Riad Ramadani, nga komuna e Bujanocit i është bashkuar politikës kosovare në Partinë Demokratike të Kosovës i cilli përfundoi me sukses të lartë studimet e doktoratës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Mariborit në Slloveni.

“Riadi, bashkë me gjeneratat e reja, me anëtarët e rinj të Partisë Demokratike të Kosovës, i kanë hyrë politikës për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë, për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe çdo dukuri negative në shoqërinë tonë, duke i jetësuar pritjet e qytetarëve dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tone”, ka shkruar Kadri Veseli, i nominuar për kryeministër nga PDK.

Aderimin e Riad Ramadanit e ka përshëndetur edhe shoku i tij Sejdi Hoxha.

“Sot pata kënaqësinë qe së bashku me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës z. Kadri Veseli ti uroj mirëseardhje në PDK mikut tim Dr. Sc. Riad Ramadani. Ekspert si Riadi janë vlerë dhe pasuri e shtuar për Kosovën dhe institucionet e saj”, ka shkruar kolegu i Riadit,  Sejdi Hoxha. 

Riad Ramadani është i doktoruar në Universitetin e Mariborit në Slloveni me bursë te plotë Erasmus të Komisionit Europian dhe punon si asistent në në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration