Rezultati i anketës: Kosova do të merrte pjesë të Luginës së Preshevës, e Serbia katër komunat e veriut?
Lokale

Rezultati i anketës: Kosova do të merrte pjesë të Luginës së Preshevës, e Serbia katër komunat e veriut?

21.Dec.2019 12:25
0

Pranimi i pavarësisë së Kosovës pa asnjë lëshim të palës tjetër ende është e papranueshme për shumicën e qytetarëve të Serbisë. Mirëpo qytetarët serbë në një numër mjaft më të madh do të pranonin një formë të përkufizimit por jo edhe shkëmbimit të territoreve, sipas anketës së Qendrës për Dialog Shoqëror dhe Nismat Rajonale në Beograd, transmeton Gazeta Metro.

Në televizionin serb N1 rezultatet e anketës së fundit i prezantoi asistent profesori në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd Milan Krstic, i cili theksoi se tek qytetarët serbë çështja e Kosovës shihet si pjesë e rëndësishme e identitetit serb dhe pavarësia e Kosovës pa asnjë lëshim nga pala tjetër, në një referendum eventual do të mbështetej nga 12.4 % të qytetarëve të anketuar derisa për 78.5 %  kjo mundësi është tërësisht e papranueshme.

Krstic shtoi se, do të ishin eventualisht të gatshëm të pranonin pavarësinë e Kosovës në këmbim të lëshimeve. 

“Mbështetjen më të madhe ka skenari që Serbia të përfitoj katër komunat veriore, Asociacionin për komunat në jug dhe që manastiret të fitojnë status eksterritorialiteti. Rreth 36 % do të ishin të gatshëm ta pranonin këtë marrëveshje që do të nënkuptonte edhe pranimin e pavarësisë dhe ulësen në OKB” tha Krstic.

Kësaj mundësie do ti dilnin kundër rreth 44 % të qytetarëve , tregojnë rezultatet e hulumtimit. Krstic, megjithatë theksoi se pasi kundërshtarët janë nën 50 për qind, është e mundshme mq1% me një fushatë referendumi ky opsion i përkufizimit të pranohej, transmeton Gazeta Metro.

Mirëpo, nëse se në këtë kombinim shtohet edhe shkëmbimi i territoreve në kornizën e të cilës Kosova do të merrte pjesë të luginës së Preshevës, e Serbia katër komunat e veriut, mbështetja e qytetarëve serbë bie ndjeshëm – në rreth 15 për qind.

“Konsiderueshëm më pak mbështetje në disa opsione tjera që nënkuptojnë mospranimin, por një kompromis që do t’i jepte Kosovës ulësen në OKB, kjo mbështetet rreth 32 për qind” tha Krstic në emisionin Dan në N1.

Krstic theksoi edhe se janë regjistruar rezultate paradoksale sa i përket politikave të presidentit serb Vucic për Kosovën. Qyytetarët, siç thotë ai, me shumicë e mbështesin politikën e presidentit, por nëse i pyesni se cila është saktësisht politika ndaj Kosovës, një numër i madh e pranojnë që nuk e dinë, derisa shumica konsiderojnë që ai nuk dëshiron të bëjë kurrfarë lëshimesh, e asnjë kompromis me Prishtinës, që siç thekson Krstic, është e kundërta e asaj që Vucic e flet në publik. 

“Është e mundshme që kjo është për shkak se qytetarët informohen nga media që kanë një narracion mjaft të ndryshëm në relacion me atë narracionin zyrtar presidencial për Kosovën. Në fjalimet e presidentit dominon një narracion realist që nënkupton theksimin e kompromisit, e nëse shikoni disa tabloide, atje është situatë tërësisht e ndryshme. Jo që nuk bëhet fjalë për kompromis, përkundrazi, shpesh përmenden luftëra, ngritje tensionesh, rritet edhe niveli i paragjykimeve për shqiptarët që po ashtu vështirëson arritjen e marrëveshjes” tha ai.

Njëra prej gjetjeve të hulumtimit, shtoi ai, është se në krahasim me vitet e mëhershme nuk ka dallim të madh  në qëndrimet e qytetarëve rreth Kosovës, edhe pse pushteti, përkatësisht presidenti ka ndryshuar narracionin me atë se ka filluar të potencoj nevojën e kompromisit.

“Nuk do të ja lija të gjithën mediave, Kosova është çështje e thellë identiteti, me rrënjë në kodin kombëtar. Të arrihet çfarëdo kompromisi është shumë e vështirë. Ndjenjat luajnë rol të madh. Nuk është aq e lehtë që ndryshimi i qasjes tek presidenti të sjellë ndryshim qëndrimi tek qytetarët” porositi Krstic.

Duke parë edhe rezultatet e disa hulumtimeve në Kosovë që tregojnë se shumica e shqiptarëve eventualisht e shohin formimin e Asociacionit të Komunave Serbe si rrezik, Krstic tha se kjo është tregues se edhe tek pala tjetër ekziston nivel i lartë i paragjykimeve ndaj komunitetit tjetër, dhe besim se bashkëjetesa është e pamundur./gazetametro/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration