Rezultatet preliminare për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Lokale

Rezultatet preliminare për Këshillin Kombëtar Shqiptar

05.Nov.2018 11:18
0

Ka përfunduar votimi për 22 Këshillat Kombëtarë të Pakicave në Serbi, ku të drejtë vote kishin 509 315 qytetarë. 

Rezultatet preliminare nga komisioni republikan zgjedhorë në Serbi tregojnë se në komunën e Preshevës lista e “Alternativa për Ndryshim” ka marrë 35.51 % të votave, shkruan Titulli.com. 

E dyta radhitet “Partia Demokratike Shqiptare” me 23.23 % të votuseve, Partia për Veprim Demokratik 22.26 % radhitet e treta dhe Lëvizja për Reforma-PDSH me 16.49 % e fundit në këto zgjedhje. 

Ndërsa në komunën e Bujanocit lista e PVD-së a dal fitues me 2.956 vota, pastaj Partia Demokratike me 2106 vota dhe lista e Alternativës për Ndryshim ka marrë 1130 vota. 

Deri më tani nuk janë lajmëruar incidente gjatë procesit të votimit në komunën e Bujanocit dhe Preshevës ndërsa rezultatet përfundimtare do të shpallen nga Komisioni Republikan Zgjedhorë./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration