Rezultatet preliminare në Preshevë: Vetëm 4 lista zgjedhore kalojnë?
Lokale

Rezultatet preliminare në Preshevë: Vetëm 4 lista zgjedhore kalojnë?

25.Dec.2017 00:34
0
Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 24 Dhjetor në komunën e Preshevës më së shumti vota ka marrë Alternativa për Ndryshim afro 5.174 vota, sipas rezultateve jozyrtare.

Ndërsa në vendin e dytë është Partia Demokratike Shqiptare me 4.055 vota, Partia për Veprim Demokratik 1.358 vota, skruan Titulli.com.

Ndërsa lista e katërtë ka dalë Lëvizja për reforma PDSH me 1.110 vota të cilën e udhëheq Sami Salihu ndërsa në vendin e 5-të është lista serbe me 313 vota.

Këto rezultate tregojnë se lista UDSH- Naser Aziri ka marrë 262 vota, BDL 176 vota, ndërsa lista PD 150 vota. 

Vlen të theksohet se këto janë rezultate preliminare  dhe jozyrtare ndërsa nuk janë përfshirë të gjitha vendvotimet, mundë të ndryshojnë pas kumtimit zyrtar nga Komisioni Komunal Zgjedhor.

Gjithashtu votimi do të përsëritet përshkak të anulimit në vendvotimin numër 5 në Preshevë në të cilin janë të regjistruar 1.433 votues./Titulli.com/

Edhe Vuçiq shpall fitoren në katër komuna, Presheva nuk kalon
Alpinisti nga Bujanoci pushton majet e Titos (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration