Rezultatet preliminare: Shqiptarët e Luginës me 4 deputet në parlamentin e Serbisë?
Lokale

Rezultatet preliminare: Shqiptarët e Luginës me 4 deputet në parlamentin e Serbisë?

21.Jun.2020 18:57
0

(ora 22:20) Sipas rezultateve preliminare nga CESID fitues e nxjerrin  partinë e Aleksandar Vuçiç me 62,7 përqind ndërsa lista shqiptare "Alternativa Demokratike Shqiptare -Lugina e Bashkuar" sipas këtyre rezultateve ka fituar 4 vende në Parlamentin e Serbisë.

(Ora 21:35)-  Sipas rezultateve preliminarë në komunën e Preshevës kanë votuar afro 20 mijë votues për zgjedhjet parlamentare.

Agim Ymeri, nga komisioni komunal zgjedhorë në Preshevë i tha Titulli.com se sipas rezultatetve preliminare në komunën e Preshevës janë grumbulluar afro 20 mijë vota.

Vendvotimet janë mbyllur me kohë në orën 20 ndërsa komisioni komunal zgjedhorë është duke numëruar votat.

Bazuar në këto rezultate të komunës së Preshevës dhe rezultatet preliminare që mundë të jenë afro 12 mijë në komunën e Bujanocit dhe dalja në nivel të Serbisë shqiptarët mundë të fitojën 2-4 deputet në parlamentin e Serbisë./Titulli.com/

 

 

(ora 19:15) Në komunën e Bujanocit dhe Preshevës dalja për zgjedhje parlamentare si duket i është afruar 17 mijë votave deri në orën 17:00 dhe mundësitë reale janë të fitohen 2 deputet nëse ka një rritje të daljes deri në mbylljen e votimit ora 20, shkruan Titulli.com. 

Sipas kryetarit të komisionit komunal zgjedhorë në Bujanoc, Farush Islami deri në orën 18 në komunën e Bujanocit në 59 vendvotime kanë votuar afro 13 mijë qytetarë apo 40% nga votuesit e përgjithshëm 43.480. 

Ai theksoi për Titulli.com se deri në orën 20 pritet edhe një fluks i votuesve të dalin. 

Në komunën e Preshevës zhvillohen vetëm zgjedhjet parlamentare dhe të drejtë vote kanë 41.328 qytetarë  që mundë të votojnë ne 38 vendvotime. 

Agim Ymeri, nga komisioni komunal zgjedhorë i tha Titulli.com se dalja deri në orën 17 ka qenë rreth 20% apo afro 10 mijë votues.

Në nivel të Serbisë dalja në votime deri në orën 17 sipas CESID është afro 37% ( rreth 2.5 milion qytetarë) nga 6.583.665 sa kanë të drejtë vote./Titulli.com/

Ymeri: Në komunën e Preshevës votimi pa probleme, presim dalje më të mëdha
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration