Rexhepi: Zvogëlimi i buxhetit nga Trupi Koordinues me ndikim në projektet e nisura, kemi lobim në Shqipëri
Lokale

Rexhepi: Zvogëlimi i buxhetit nga Trupi Koordinues me ndikim në projektet e nisura, kemi lobim në Shqipëri

18.May.2020 09:24
0

Driton Rexhepi, i nominuar i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të komunës së Bujanocit në listën zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mabhen më 21 qershor mendon se zvogëlimi i buxhetit për 20%  i Trupit koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në financimin e projekteve të nisura  me mjetet  i ndanë ky organ qeveritar.

“E këtë situatë e vështirëson fakti që Qeveria e Serbisë as pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka ndonjë program të veçantë për të ndihmuar komunat e pazhvilluara, buxhetet e të cilave më së shumti janë goditur nga gjendja e jashtëzakonshme dhe mosfunksionimi i ekonomisë të cilën e solli si pasojë beteja kundër Covid 19”, theksoi Rexhepi për Titulli.com.

Sipas tij vendimi i Qeverisë në Prishtinë për ta ndihmuar Luginën e Preshevës me 500 mijë euro, ka pasur jehonë të madhe pozitive

“Jemi duke lobuar që shembullin e Kosovës ta ndjekë edhe Shqipëria, ashtu që nuk do kishte nevojë për shkurtime të projekteve buxhetore të caktuara”, u shpreh Rexhepi në një deklaratë për Titulli.com.

Rexhepi thotë se është brengosësh  fakti se disa përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale kanë sulmuar më shumë Republikën e Kosovës se sa shkurtimin e buxhetit nga Trupi Koordinues.

“Për ne është shqetësuese ky zvogëlim për 20 përqind i buxhetit. Më brengosë fakti që përfaqësuesit e vetadministrimeve lokale fqinje këtyre ditëve më shumë kanë sulmuar Qeverinë e Republikës Kosovës për mjetet e ndara për Luginë se sa ata që i shkurtuan mjetet e parapara me buxhet”,tha Rexhepi.

Lidhur me zvogëlimin e mjeteve nga Trupi Koordinues ka reaguar ditë më parë edhe kryetari i komunës së Bujanoc, Shaip Kamberi./Titulli.com/

Kosovë/ Hyn në fuqi faza e dytë e lehtësimit të masave
Shefi i La Ligës: Bundesliga është shembull për t’u ndjekur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration