Rexhepi: Qeverisja e Bujanocit me gjithë përfshirje ndaj qytetarëve, PD opozitë e dobët
Lokale

Rexhepi: Qeverisja e Bujanocit me gjithë përfshirje ndaj qytetarëve, PD opozitë e dobët

05.Sep.2019 00:15
0

“Ajo që është kompetencë e komunës në këtë sferë janë subvencionet, të cilat po i japim tri vitet e fundit, e që fatkeqësisht po kritikohet nga opozita. Subvencionet janë mjete të cilat drejtpërdrejtë po i kthehen qytetarit, dhe nuk janë pak. Mbi 1 milion euro në këto tri vite”, kështu është shprehur Driton Rexhepi në një intervistë për Titulli.com, anëtar i kryesisë së përgjithshme të PVD-së.

Ai duke folur për rolin e opozitës theksoi se janë opozitë e dobët dhe pa asnjë rezultat.

“Me sa po shihet, ata kanë mungesë serioze të ideve, e rrjedhimisht nuk kanë edhe argument. Nuk mund t’i kritikojë subvenciomet njeriu i cili për 16 vjet qeverisje nuk ka pasur ndjeshmëri për bujqit dhe biznesin, e që planifikonte një shumë simbolike për këto dy sfera”, theksoi mes tjerash Rexhepi. 

Titulli.com: Sa jeni të kënaqur me punën e qeverisjes lokale dhe cilat janë sukseset e theksuara sipas jush? 

Rexhepi: Qeverisja lokale e Bujanocit qysh nga marrja e mandatit në vitin 2016 ka ndërtuar mentalitet të ri qeverisës. Ka krijuar politika të reja të ndërtuara mbi nevojat e qytetarëve dhe për nevojat e tyre. Gjithëpërfshirja është një nga risitë që e karakterizon këtë qeverisje. Subvencionet në bujqësi e biznes, eliminimi i dallimeve në subvencionimin e bujqësisë dhe biznesit, si dhe përkrahja e të gjithë të interesuarëve pa dallim përkatësie partiake, jo vetëm që kanë kontribuar në përkrahje të drejtpërdrejtë, por edhe kanë ndërtuar një klimë bashkëpunimi në raport qytetar/qeverisje. 

Titulli.com: Opozita shqiptare akuzon këtë qeverisje për mosndarje të drejtë të subvencioneve dhe se po se po krenoni me projektet në infrastrukturë e sidomos me asfaltim ndërsa ata shprehen se keni ngecur në zhvillim ekonomik . Cili është komenti juaj? 

Rexhepi: Kjo opozitë është e dobët dhe pa asnjë rezultat. Nuk mund të ketë argument “për ndarje jo të drejtë të subvencioneve” kur secili bujk i cili i ka plotësuar kushtet e parapara, pavarësisht përkatësisë politike, ka fituar të drejtën për subvencionim. E njëjta vlenë edhe për bizneset.

Me sa po shihet, ata kanë mungesë serioze të ideve, e rrjedhimisht nuk kanë edhe argument. Nuk mund t’i kritikojë subvenciomet njeriu i cili për 16 vjet qeverisje nuk ka pasur ndjeshmëri për bujqit dhe biznesin, e që planifikonte një shumë simbolike për këto dy sfera.

Gjithëpërfshirja jonë, në vete ka inkuadruar të gjitha vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit, prandaj edhe nuk ka asnjë vendbanim i cili nuk është i përfshirë në realizimin e projekteve konkrete, qoftë në infrastrukturë, rrjete të kanalizimit, ndriçim publik dhe përpjekje për të siguruar ujë të pijshëm.

Moszhvillimi ekonomik është pasojë e politikave të gabuara të qeverisë qendrore, me privatizimin kriminal nga i cili janë përjashtuar shqiptarët, mossubvencionimin e investitorëve të jashtëm për këtë rajon dhe mosprivatizimi i kapaciteteve të rëndësishme ekonomike sic është Banja e Bujanocit apo Therrtorja. Prandaj, tendenca për ta amnistuar shtetin për diskriminimin edhe në sferën e ekonomisë është e habitshme. Çfarë roli, apo përse ka marrë këtë rol opozita në Bujanoc? A mos kjo ndoshta është një parapërgatitje për të ndërtuar koalicionin e ardhshëm me SNS sipas modelit aktual preshevar, ku do të nënkuptonte se Bujanoci do të udhëhiqej de fakto nga Beogradi për herë të parë pas luftës së UÇPMB-së?

Ajo që është kompetencë e komunës në këtë sferë janë subvencionet, të cilat po i japim tri vitet e fundit, e që fatkeqësisht po kritikohet nga opozita. Subvencionet janë mjete të cilat drejtpërdrejtë po i kthehen qytetarit, dhe nuk janë pak. Mbi 1 milion euro në këto tri vite. Bujqit dhe biznesi janë më të rëndësishme se ambiciet përpushtet të politikanëve të dështuar të opozitës.             

Titulli.com: Çfarë dallon qeverisja juaj nga qeverisja e opozitës vite më parë kryesishtë PD-së? 

Rexhepi: Subvencionet në bujqësi dhe biznes, gjithëpërfshirja, eliminimi i dallimeve dhe mbi të gjitha mospërjashtimi nga puna i njerëzve për shkak të bindjeve të tyre politike. Nuk e kemi vazhduar politikën e qeverisjes së kaluar me shkollat. Ata patën instaluar edhe “vikend drejtora”, që emëroheshin të premtën e jepnin dorëheqje të hënën. Ndërtuan politikën e përçarjes së tejskajshme mes shqiptarëve duke iu hakmarrur në çdo segment rivalëve politik. Për t’i përjashtuar shqiptarët nga puna, në rastin konkret në Direksionin për ndërtim, është thirrur në ndihmë edhe “Naçallçnik Buda” nga Vranja.  Në politikën ekonomike kishin premtuar dy mijë vende pune dhe fabrikë në Dobrosin. Kujtojnë që kjo është harruar. Ku janë ato fabrika dhe ai zhvillim ekonomik? Tash i ka ra ndërmend se nuk paska punësim. Ky ka qenë i realizuar punësimi në kohën e tyre? Në administratë dhe i bazuar në joprofesionalizëm maksimal? 

Kjo qeverisje e ka eliminuar politikën e hakmarrjes politike ndaj pjesëtarëve të subjekteve rivale. Asnjë premtim megaloman nuk e kemi dhënë dhe po realizojmë objektivat e programit tonë zgjedhor, për të cilin edhe e kemi marë besimin. Krejt premtimet tona do të jenë të realizuar në fund të mandatit. 

Titulli.com: Jemi në prag të zgjedhjeve lokale në komunën e Medvegjës, cilat janë pritshmëritë dhe a mendoni së gjendja e ngjashme politike atje mundë të bartet edhe në komunën e Bujanocit? 

Rexhepi:  Ajo që është me rëndësi jetike është që të sigurohet përfaqësimi institucional i shqiptarëve në këtë komunë, sepse po shihet qartë agjenda e Serbisë për përjashtimin nga cfarëdolloj kalkulimi të kësaj komune. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve pra, konsiston në faktin e legjitimimit të përfaqësimit të shqiptarëve në qeverisje komunale, të cilën e granton Partia për Veprim Dmeokratik. 

Titulli.com: Ka disa zëra për unifikim të faktorit politik shqiptar në komunën e Bujanocit për zgjedhjet e ardhshme lokale për shkak të gjendjes së rëndë politike e të zhvillimit. Çfarë mendoni për koalicionet e mundshme pas apo parazgjedhore? 

Rexhepi:  PVD është për unifikim, sidomos këto momente dhe momentet që pritet të vendosin për të ardhmen e rajonit.  Hapin e parë e kemi bërë me ofertën për themelimin e shumicës në Këshillin Nacional e cila është refuzuar nga Partia Demokratike, kemi vazhduar me ftesën për unifikim të shqiptarëve në Medvegjë, ftesë kjo e refuzuar edhe nga PD dhe nga APN. PVD ka koncept dhe formulë për unifikim të faktorit politik shqiptar qoftë për zgjedhjet e përgjithshme, qoftë për ato lokale në Bujanoc. Por, kjo ide duhet të bisedohet në mënyrë serioze dhe të ndërtohet një unifikim i shëndoshë duke eliminuar kalkulimet personale dhe grupore.

Kurti: Shqiptarët e Luginës e kanë vendin në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration