Rexhepi: Ndryshe nga 2019-ta, për vitin 2020 buxheti në arsim do të jetë më i madh
Kryeshefi për Arsim në Komunën e Bujanocit, Driton Rexhepi në një intervistë për Titulli.com deklaroi se buxheti i arsimit ndryshe nga ky vit në 2020-në do të jetë më i madh, ku parashihen 15 përqindë të buxhetit apo 62 milionë dinarë. Ai po ashtu sheh edhe ndërtimin e sallave sportive si në shkollën fillore në Tërrnoc dhe Bilaç. Ndër të tjera sipas Rexhepit komuna prej 2016-së financon edhe asistentët për fëmijë me nevoja të veçanta. “Komuna jonë, ndër të rrallat në rajonë, prej vitit 2016 financon asistentat personal për fëmijët me nevoja të veçanta. Për vitin 2020, prej 20 sa kanë qenë të angazhuar, kemi paraparë dyfishimin e numrit të asistentave personal që do angazhohen nëpër shkolla, kjo si rezultat I kërkesës së prindërve të fëmijve me nevoja të veçanta” – tha Rexhepi.
Rexhepi për Titulli.com theksoi se qeverisja lokale e Bujanocit ka filluar që nga 2016-ta një qasje ndryshe në arsim duke krijuar sistemit arsimor si një ndër fushat më të rëndësishme.
“Qeverisja lokale e Bujanocit qysh nga marrja e mandatit në vitin 2016 ka ndërtuar mentalitet të ri qeverisës. Ka krijuar politika të reja të ndërtuara mbi nevojat e qytetarëve dhe për nevojat e tyre, e në veçanti sistemin shkollor e kemi trajtuar me interes jetësor. Ajo që është kompetencë e komunës në këtë sferë janë sigurimi i infrastrukturës përfshirë godinat arsimore dhe objektet përcjellëse, kushtet brenda tyre. Sigurimi i transportit për filloristët dhe fëmijëve me nevoja të veçanta, sigurimi i ngrohjes, mirëmbajta e objekteve, terrenet sportive, rikualifikimet e mësimdhënësve, trajnimet, seminaret. Për këto vite, vetadministrimi lokal për vitin 2016 ka ndarë për sferën e arsimit 59 milion dinarë, për vitin 2017 gjithsejtë 60 milion, për 2018 gjithsejt 61 milion dinar, për 2019 ka ndarë 61.5 milion din, kurse për vitin 2020 do parasheh 62 milion dinar ose parë në total mbi 15 përqind të buxhetit. Departamentit për arsim këtë vit ka ambicie që jo vetëm të ketë shtim fondesh por edhe zgjerim të shërbimeve arsimore” – tha Rexhepi.
Duke folur për fonde drejtuesi për arsim në komunën e Bujanocit tha se do të punohet edhe për salla të reja sportive si në shkollën e Tërrnocit po ashtu edhe në Bilaç.
“Shtimi fondeve konsiston në rregullimin e mirëmbajtjen e objekteve shkollore, si rasti i donacioneve nga Republika e Kosovës me rekonstruimin e objektit në shkollën fillore në Samolicë, dhe Naim Frashëri Bujanoc, dhe mjetet e pushtetit qendror që në vitin 2020 duhet të realizohen për sallat sportive në shkollën fillore në Tërnoc dhe Bilaç. Në vitin 2019 për here të pare kemi futur linjën buxhetore sigurimi i teksteve falas për filloristët, që ditë më pare Qeveria Republikës Shqipërisë ka aprovuar vendimin për financimin e teksteve për nxënësit shqiptar, falë angazhimit të Këshillit kombëtar shqiptarë, e që mjetet do rialokohen për mbulim e shpenzimeve të rregullimit të rrethojës në shkollën e mesme Sezai Surroi në Bujanoc dhe Bilaç. vetadministrimi lokal mbulon gjitha shpenzimet për sigurimet shtesë të punonjësve në gjitha nivelet e arsimit, përmes ndarjes së linjës buxhetore” – deklaroi Rexhepi.
Ai thekson se komuna e Bujanocit numri i personave që kujdesen për fëmijët me nevoja vitin 2020 do të dyfishohet.
“Kur flasim për zgjerim të shërbimeve arsimore, komuna jonë, ndër të rrallat në rajonë, prej vitit 2016 financon asistentat personal për fëmijët me nevoja të veçanta. Për vitin 2020, prej 20 sa kanë qenë të angazhuar, kemi paraparë dyfishimin e numrit të asistentave personal që do angazhohen nëpër shkolla, kjo si rezultat I kërkesës së prindërve të fëmijve me nevoja të veçanta.
Në vitin 2020, për here të pare, në Entin parashkollor Gëzimi ynë, vetadministrimi lokal do angazhojë personel shtesë arsimor, që të hapet edhe paralelja e vogëlushëve, që procesi edukativo –arsimor do zhvillohet vetëm në gjuhën shqipe” – thekson Rexhepi.
Kurse sa i përket digjitalizimit të shkollave janë siguruar 6 milionë dinarë si për kabineta ashtu edhe paisja me tabelat smart.
“Gjatë tri viteve të kaluar, kemi futur linjë të veçantë buxhetore, sigurimi i digjitalizimit të mësnjtoreve, afër 6 milionë dinar kemi financuar blerjen e kompjuterëve për kabinete të informatikës, dhe lëmive tjera si biologjisë, kimisë, fizikës. Pajisja me tabela Smart dhe tabela magnetike, sigurimi i PC për ditarët elektronikë, sigurimi i gjithë pajisjeve për nxënësit e klasës parë me Abetaren digjitale, është project në kontinuitet. Në takimin konsultativ me drejtorat e shkollave për projekt buxhetin e vitit 2020, kam deklaruar shprehimisht se të gjithë ne kemi ambicien për të shtuar buxhetin e arsimit, por përtej kësaj ambicieje, ne kemi përgjegjësinë që këto mjete financiare drejtoritë përkatëse t’i menaxhojmë në mënyrën më efikase të mundshme” – tha Rexhepi.
Rexhepi duke folur për arsimin theksoi se angazhimi i inspektorëëve të rinj paraqet edhe një synim me qëllim rritjen e kualitetit në shkolla. Ai tha se edhe më tej arsimi për komunën e Bujanocit është prioriteti kryesorë.
“Angazhimi edhe i një inspektori të arsimit indirekt për ne paraqet tendencë që synon të rritë cilësinë e arsimimit në sistemin shkollor në Komunën e Bujanocit të të gjitha moshave. Kufizimi i kompetencave të nivelit lokal, ka ndikuar në ingerencat për kontrollin e cilësisë në arsim. Sipas rregullativës ligjore ekzistuese, është përgjegjësi direkte e inspektorateve republikane niveli i kontrollit të cilësisë së arsimit. Vetadministrimi lokal, ka më shumë obligime financiare se të drejta kur është në pyetje sfera arsimit. Për ne arsimi mbetet prioritet i prioritete, përndryshe mos investimi në përgatitjen dhe nxënien e dijes, do ti ketë pasojat e pa evitueshme në staza të gjata si shoqëri, prandaj jemi ndër komunat e rralla, e vetmja ne Rrethin e Pçinjës, që ndajmë mbi 15 përqind të buxhetit për nevoja të arsimit” – deklaroi Rexhepi