Rexhepi: Këshilli Kombëtar Shqiptar siguroi tekstet shkollore për nxënësit në Luginë (video)
Enkel Rexhepi, përfaqësuesit nga Këshilli Kombëtar Shqiptar gjatë një tryeze diskutimi ka folur për problemet me të cilat po ballafaqohet arsimi shqip në Luginë.
Ai ka thënë se gjithmonë arsimi do të ketë sfida dhe se Këshilli Kombëtar Shqiptar po angazhohet që të jetë në hap me sfidat duke e ditur se për shkollat fillore kanë siguruar tekste shkollore ndërsa për shkollat e mesme mbetet akoma për të punuar.
Në video Rexhepi sqaron më shumë për gjendjen e arsimit shqip.
Projekt i realizuar me mbështetje të programit të Qeverisë së Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar. Pikëpamjet, opinionet dhe konkluzionet e shprehura në projekt nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e Qeverisë së Kosovës apo Këshillit Kombëtar Shqiptar por vetëm të autorit.