Rexhepi: Jemi afër zgjidhje se teksteve shkollore shqipe në Luginë të Preshevës
Enkel Rexhepi, koordinator për arsim në Këshillin Kombëtar Shqiptar doku folur problemin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës thotë se ky synim konkret do të realizohet dhe se jemi më afër zgjidhjes, shkruan Titulli.com.
“Në kohën kur po zvogëlohet vazhdimisht numri i nxënësve shqiptar për shkak të diskriminimit shtetëror dhe mungesës së politikave zhvillimore për rajonet e margjinalizuara si dhe në kohën kur cilësia në arsim lë për të dëshiruar, sigurimi i plotë i teksteve dhe i librave shkollore në gjuhën shqipe nuk është vetëm realizim i sotëm i së drejtës për arsimim në gjuhën amtare dhe për kultivim të veçorive kombëtare, por është sidomos mundësi për një arsimim të nesërm konkurrues dhe cilësor”, ka shkruar Rexhepi.
Ai ka falënderuar të falënderuar të gjithë ata që po kontribuojnë dhe bashkëpunojnë përgjatë këtij procesi jo të lehtë.
Sot në fakultetin ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc do të takohen ministri i Arsimit dhe Zhvillimit të Teknologjisë së Serbisë, Mladen Sharqeviq dhe ministrja e arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini me përfaqësues tjerë lokal dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/