Reshat Bajrami sot përcillet për në banesën e fundit
Lokale

Reshat Bajrami sot përcillet për në banesën e fundit

22.Nov.2013 10:54
0
[caption id="attachment_97044" align="alignleft" width="150"]I ndjeri, Reshat Bajrami I ndjeri, Reshat Bajrami[/caption] Trupi i pajetë e tërnocasit Reshat Bajrami sot do të prehet në varrezat e fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit. Pas obduksionit të kryer në trupin e pajetë të të ndjerit Reshat Bajrami në spitalin e Vranjës dhe më pas dorëzimin në familje, sot është bërë e ditur nga familjarët se trupi i pajetë i të dashurit të tyre do të varroset pas namazit të xhumasë. Reshat Bajrami (40 vjeçar) ndërroi jetë në orët e hershme të ditës së mërkurë pasi ishte ankuar për dhimbje në kraharorë, raporton Titulli. Pas kryerjes së obduksionit pritet që Gjykata e Lartë në Vranjë  të dalë me informacione zyrtare rreth vdekjes së të burgosurit shqiptar, të cilat deri në këtë moment nuk janë zyrtarizuar. I nderi sot përfundonte masën e paraburgimit prej 30 ditëve që i ishte caktuar nga gjykata në Vranjë, pas arrestimit të tij nën dyshimin se ishte bashkudhëtar (pasagjer) në makinën e markës “Audi” e cila shkeli për vdekje pjesëtarin e policisë së stacionit policor në Bujanoc. Familjarët e të ndjerit në çdo moment kanë mohuar përfshirjen e Reshatit në këtë aksident me fatalitet, duke pohuar se në kohën e aksidentit ai ishte me shoqëri./Titulli.com/
LPD: Beogradi nuk është liruar nga mentaliteti i regjimit të Millosheviqit
Wagner e Benedikt takohen me Arifin, bisedojnë për reformat në gjyqësi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration