Reportazh nga Presheva: Jemi të harruar nga RTK dhe RTVSH
Lokale

Reportazh nga Presheva: Jemi të harruar nga RTK dhe RTVSH

25.Mar.2020 08:43
0

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me mbështetjen e RessEgnatia organizoi këtë vit Ditën Tradicionale të Miqësisë së Gazetarëvë, Edicioni i 7-të me nje tur 3 ditor në Shkup, Preshevë dhe Bujanovc. Dita e parë e këtij turi shkoi më tepër si një vizitë turistike duke patur parasysh edhe faktin se Maqedonia e Veriut është në periudhë zgjedhjesh dhe të gjitha bateritë ishin shkarkuar në atë drejtim në këtë vend tipik ballkanik. Të ekspoloroje Shkupin ia vlente për më tepër që edhe hoteli ku u akomoduam ishte vetëm një shëtitje larg qendrës dhe fare pranë stadiumit të ri.

Për të shkuar në Preshevë nuk mund t’i binim nga Kosova sepse Serbia nuk lejon hyrjen nga një shtet që ajo nuk e njeh. Prandaj do të hynim në kufirin maqedono – serb duke u nisur direkt nga Shkupi. Paradoksi pozitiv që hasëm pasi kaluam doganën maqedonase ishte një polic shqiptar kufiri i palës  serbe  cili hyri për pak në autobus dhe na uroi mirëseardhjen duke shënuar kështu pritjen më të vogël në kohë në krahasim më doganën shqiptare në Qafë Thanë apo atë maqedonase menjëherë pas saj. Ishte shqiptar nga Lugina e Preshevës. Në këtë pikë duhet të pranojmë se në raport më jashtë serbët dinë por edhe kanë ditur historikisht që të bëjnë diplomaci më të zgjuar në raport më shtetin shqiptar i cili jo rrallë ka rendur pas miqësive dhe aleancave të rastit pa pasur një bosht të qëndrueshëm të miqve apo mbështetësve historikë të konbit tonë.

Në Komunën e Preshëvës Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Cipa dhe kryetari i RessEgnatia Xhimi Vila u pritën nga kryetari i kësaj komune Shqipërim Arifi i cili i uroi mirëseardhjen atyre dhe grupit të mëse 60 gazetarëve të ardhur nga Shqipëria. Aty patëm rastin që të përjetonim nga afër emocionet duke bërë lidhjen me sekuencat televizive të godinës së kësaj komune sidomos në atë mëngjes kur forcat speciale serbe patën hequr përmendoren e të rënëve të UCPMB. Para se të hynim në sallën e Këshillit Komunal të Preshevës Kryetari Arifi na bëri të ditur edhe me humor se kafja e qarshisë në lokalin ngjitur me sheshin është kafja më e famshme në rajon dhe se të gjithë ishim të ftuar ta provonim pas aktivitetit me faturë të paguar prej tij.

“Turizmi i Luginës i integruar si pjesë e turizmit rajonal” ishte tema për të cilën grupi i gazetarëve të ardhur nga Shqipëria si dhe gazetarët vendas diskutuan në formë pyetjesh dhe bashkëbisedimi me Kryetarin e Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi dhe kryetarin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Cipa.

Vetë fakti se për mbi 90 për qind të grupit prej mbi 60 gazetarë nga Shqipëria ishte hera e parë që vizitonin Luginën e Preshëvës flet qartë se kjo zonë ishte lënë qëllimisht në prapambetje nga shteti serb dhe se nuk përbënte destinacion për turizmin. Kjo në një kohë që ishte vetëm një orë larg me makinë nga Shkupi.

Por me ardhjen në krye të komunës së Preshëvës të Arifit edhe gjërat kishn filluar që të lëviznin për mirë. I ardhur pas shumë vitesh nga emigracioni në Gjermani, Shqipërim Arifi kishte punësuar disa të rinjë në këtë komunë e po kështu i kishte përfshirë në disa projekte të hartuara me qëllim mosbraktisjen e vendlindjes nga të rinjtë.

Mendjehapur dhe perëndimor në mentalitet dhe veprim, Arifi megjithatë bëri një ndër konstatimet më të qëlluara përsa i takon fushës së medias së cilës edhe i përkasim: Ai theksoi harresën dhe terrin mediatik që e shoqëron Luginën e Preshevës në përgjithësi nga nevoja për tu dëgjuar nga opinioni publik. Këtë ai e ilustroi me shembuj sidomos nga RTK i Prishtinës i cili sipas tij i kushtonte shumë më tëpër minutazh pakicave serbe në Kosovë sesa vetë shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshëvës. Po ashtu të njëjtat vërejtje kryetari i Komunës së Preshëvës por jo vetëm bënë edhe për mospasqyrim në minutazhin e RTV Publik të Shqipërisë të problemeve, halleve dhe të drejtavce të mohuara të shqiptarëve autoktonë të Luginës. Ky fenomen natyrsht që nuk mund të konsiderohet i rastësishëm porse duke nisur nga RTK në Prishtinë dhe më tej në Tiranë, ka ende jo pak drejtues dhe gazetarë puthadorë të Beogradit me të cilin i lidhin fije të dukshme e të padukshme. Sidomos në Prishtinë ku edhe Beogradi ka lënë jo pak rrënjë dhe ku është edhe më e vështirë t’i identifikosh si pasojë edhe e  tundjes fort të flamurit dhe simboleve të tjera kombëtare edhe nga turli njerëzish ordinerë, anonimë dhe pa dinjitet.

Duke diskutuar për këtë temë, drejtorja e News Bomb Anila Basha dhe Zv/kryeredaktorja e Gazeta Shqiptare Rezarta Delisula. Ato propozuan që të ndërmerrnin inisiativë që së pari në redaksitë ku ata drejtonin dhe më gjerë të krijonin hapërirën e nevojshme dhe të përhershme që do të kenë shqiptarët e Luginës së Preshevës në tre komunat ku ata jetojnë. Në fakt unë personalisht nuk kam pritur që kjo nisëm të zyrtarizohej në formë direktive por bashkëpunoj që prej 4 vjetësh me 2 portale në shqip respektivisht në Preshevë dhe Bujanovc meqë me grupin e gazetarëve të Luginës pata ndenjur në Shkodër dhe Ulqin para 4 vjetësh në të njëjtin aktivitet të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë , pra në ditën e miqësisë së gazetarëe Edicioni III. Editorit të portalit Driton Salihu u nderuan me certifikatë mirenjohjeje nga UGSH.Po kështu me certifikatë mirënjohje nga Unioni i Gazetareve Shqiptarë u nderua edhe gazetarja Ardita Saqipi e RTV Presheva.

BUJANOVC, I PRANISHEM EDHE AMBASADORI I SHQIPERISE NE BEOGRAD

Në Bujanovc arritëm pasditen e së shtunës dt 22 shkurt ku edhe u akomoduam së pari në hotel. Impresioni i parë që vërtetonte edhe aty se ishin një zonë e harruar dhe se nuk përbënte destinacion ishte fakti se në mobiljet e hotelit, si në komodina etj kishte një shtresë pluhuri. Kjo ishte prova më e mirë e asaj se kjo hapësirë autoktone shqiptare rënkonte me të drejtë lënien në harresë së pari nga Prishtina e pastaj nga shteti amë. Ndërkohë nuk mund të mos anashkaloj edhe një cudi me pronarin shqiptar të hotelit në Bujanovc. Sapo u akomoduam ai  na kërkoi me ngulm pasaportat me justifikimin se gjatë natës mund t’ia kërkonte policia(!). Ia bëra të qartë se ai nuk kishte të drejtë të mbante pasaportat e askujt sepse ato i kishte parë një herë recepsioni dhe ky është rregull i përbotshëm në vendet demokratike.

“Nëse të vjen ndonjë patrullë policie sic po pretendon ma nis këtu dhe po i tregoj edhe kartën me cip të Agjensisë Investigative me të cilën mund të hyj në cdo përfaqësi diplomatike perëndimore në Tiranë. Të shohim pastaj si do të sillen. Ju jetoni këtu e nuk dini të drejtat tuaja elementare.”ia bëra të qartë zotërisë në fjalë.

Edhe atje drejtuesit e UGSH dhe RessEgnatia u pritën nga Kryetari i Komunës së Bujanovcit Shaip Kamberi dhe deputeti i vetëm shqiptar i Parlamentit të Serbisë Fatmir Hasani. Në Bujanovc vlen të përmëndet se maxhoranca e shqiptarëve nuk ështëmë fragile në raport me Preshevën.

Duke marrë shkas nga prania edhe deputetit Hasani i bëra këtë pyetje: A mendoni se marrdhëniet shqiptaro – serbe kanë shënuar regres në raport me kohën kur ishte President për 10 vjet z. Boris Tadic? Kam parasysh këtu faktin se ai vinte nga një e kaluar pa mëkate personale dhe se në formimin e tij të hershëm social-demkrat  ishte shumë i kujdesshëm në moslëndimin e ekuilibrave në  cështjëet e nxehta të aspektit nacionalist.

Deputeti Hasani nga ana e tij pohoi pjesërisht sjelljen e kujdesshme të Tadic por vuri në dukje se në atë kohë serbët kishin qenë të detyruar që të bënin disa ndryshime edhe nga prania e zyrave vëzhguese të Bashkimit Europian në Luginë që u patën instaluar për disa vjet menjëherë pas mbarimit të luftës me UCPMB.

“Turizmi i Luginës i integruar si pjesë e turizmit rajonal” ishte tema për të cilën grupi i gazetarëve të ardhur nga Shqipëria si dhe gazetarët vendas diskutuan në formë pyetjesh dhe bashkëbisedimi në mbrëmjën e së shtunës me Kryetarin e Komunës së Bujanovcit Shaip Kamberi, deputetit të vetëm shqiptar të parlamentit serb Fatmir Hasani dhe kryetarin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Cipa. Me këtë rast erdhën për të asistuar edhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Ilir Bocka dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë Ragmi Mustafa.  

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është organizata më e madhe dhe më aktive e gazetarëve në vend e cila në axhëndën e saj profesionale përfshin edhe një kontribut i cili duhet të inkurajojë dhe të integrojë të gjithë gazetarët në hapsirën e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në edicionet e kaluara të ditës së miqësisë së gazetarëve kemi kaluar në qytete të ndryshme kufitare të rajonit të Shqipërisë Jugore, Veriore, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe tani të Serbisë. Ju falenderojmë për pritjen dhe përkujdesjen vëllazërore. Falenderojme në mënyrë të vecantë prezencën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Serbi, z. Ilir Bocka si dhe të diplomatit dhe shkrimtarit të njohur Virgjil Muci”, u shpreh ndërmjet të tjerash në fjalën e tij kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Cipa.

Në vijim kanë përshëndetur dhe diskutuar për këtë temë të ndjeshme edhe Ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Bocka, kryetri i degës së UGSH në Elbasan, Besim Dybeli, kryetari i komunës së Bujamovcit Shaip Kamberi  si dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafa. 

Gjatë drekës dhe darkës që u shtrua për gazetarët shqiptarë si në Preshevë ashtu edhe në Bujanovc përformuan grupi i burrave të Preshevës me këngë tradicionale shqiptare. Pra gazetarët mblodhën bashkë drejtuesit lokalë dhe ambasadorin e Shqipërisë në Serbi. Në Luginë,  atë që nuk e bëri politika e bënë gazetarët e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë së bashku me kolegët e tyre vendas.

Shkruar nga ARBEN  LAGRETA- Shkodër

*Autori është Koordinator Kombëtar për Marrdhëniet Ndërkombëtare në Unionin e Gazetarëve Shqiptarë

 

Dënohen me 50 mijë dinarë 3 persona nga Bujanoci që thyen ndalesën e lëvzijes
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration