Reisi i ri i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë me prejardhje shqiptare, ndërsa myftiu Saqipi zgjidhet zëvendës i tij
Lokale

Reisi i ri i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë me prejardhje shqiptare, ndërsa myftiu Saqipi zgjidhet zëvendës i tij

03.Jul.2016 00:27
0
Sot u zgjodhë Reisi i ri i Rijasetit të Republikës të Sërbisë, prof. dr. Sead ef. Nasufoviq,me prejardhje shqiptare si dhe tre zëvendësit e tij, myftiu Nexhmedin ef. Saqipi nga Lugina e Presheves, myftiu Hasip ef. Suljoviq nga Sanxhaki dhe Myftiu i Serbisë Abdulah Numan.

Rijaseti i Bashkësisë Islme i Sërbisë i cili është themeluar më 2007, është institucion dhe organ më i lartë dhe kryesorë në shtetin e Serbisë, këtë  institucion e përbëjnë tre Mesihate, Meshihati i BIPBM-së së Luginës së Preshevës, Meshihati i Sanxhakit të Novi Pazarit si dhe Meshihati i Bashkësisë islame të Serbisë.

 BIPBM-ja e cila është themeluar në vitin 2003, që nga viti 2014 participon në kuadër të Rijasetit si Bashkësi Islame e pavarur me kompetenca të plota për Luginën e Presheves.

Saqipi, ambasadori Turk, Myftiu Hasib dhe Resi Dr. Sead Nasufoviq me prejardhje shqiptare

Në foto: Nexhmedin Saqipi, ish ambasadori turk, Mehmet Kemal Bozai në Beograd, Myftiu Hasib dhe Resi Dr. Sead Nasufoviq 

 

 Myfti për Portalin “Jehona Islame” ndër të tjera tha se : Qellimi i BIPBM-së që nga themelimi i saj ka qenë që të forcojë pozitën e besimtarëve institucionalisht dhe të ruaj integritetin dhe dinjitetin e fesë në këto hapsira. Të gjitha mundësitë do ti përdorim për t i  eliminuar përqarjet, ndasitë dhe mosmarrveshjet në rrugën  institucionale.

I pyetur për veprimtaritë paralele të Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Mexhlisave të Novi Pazarit, si këshilla paralel me Këshillat e BIPBM-së në Preshevë dhe Bujanoc , Mtyftiu   Saqipi u shpreh: “Ne nuk mbajm përgjegjësi për këto parregullsi dhe padëgjueshmëri, këto nuk janë prodhim vendor, por interesa tendencioze të servuara nga jashtë Luginës”

 “ Kosova duhet të laje mekatet dhe gabimet që ka bërë me përqarjet dhe ndasitë në Luginë, jo  vetëm në Fe, po edhe në skenën politike dhe ushtarake të UCPMB-së  ne relacionin klanorë dhe grupore. Kosova kurrë që nga Pavarsia e saj dhe themelimi i Shtetit, nuk ka vepruar që të ketë ndikim në dobi të popullit të Luginës si shtet dhe institucion, mjerim është që drejtuesit e Kosovës dhe Shqiprisë ende nuk janë bërë gati të  rrespektojnë institucionet dhe ligjin, ndërsa shoqëria demokratike nuk ndërtohet pa ligj dhe institucion, Kosova edhe më tej dëshiron të jetoj pa ligj, apo njerëzit e caktuar te shtetit të perdorin, shtetin ,  kombin, atëdheun, Zotin dhe fen”./Titulli.com/

Çfarë porosie i dërgohet Sevdail Jakupit në gjuhën arabe nga kolegu i tij Mehmet Sahiti nga Presheva (video)
Musliu: Emërtimi i sheshit në Bujanoc është kundërshtuar nga kuvendarët serbë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration