Regjistrimi në listën e veçantë zgjedhore për Këshillin Kombëtar Shqiptar deri më 30 tetor
Procesi i regjistrimit në listën e veçantë zgjedhore për të marrë pjesë në zgjedhjet për këshillat nacionale po vazhdon dhe afati i fundit është 31 tetori.
Ramiz Xhelili koordinator për listat zgjedhore pranë administratës komunale të komunës së Bujanocit për Titulli.com tha se verifikim në listat zgjedhore ka filluar dhe qytetarët mundë të drejtohen për këtë proces.
“Verifikimi ka filluar prej datës së shpalljes së zgjedhjeve nga 17 gushti ku qytetarët e moshës madhore kanë drejtë të bëjnë verifikimin se a janë në listën e veçantë zgjedhore, verifikimi duhet të bëhet pasi që kjo listë nuk ka të bëjë me listën e përgjithshme zgjedhore”, u shpreh Xhelili.
Ai theksoi se regjistrimi i qytetarëve duhet të bëhet në administratën komunale tek drejtorati i administratës së përgjithshme përkatësisht tek zyra 210 nga ora 7.30 deri në ora 15:00
“Pasi që kjo nuk është lista e përgjithshme e zgjedhjeve qytetarët duhet të vijnë vetë dhe të deklarohen se cilës pakicë kombëtare i takon dhe prandaj kjo quhet listë e veçantë”, u shpreh Xhelili.
Pas këtij regjistrimi që mundë të bëhet deri më 31 tetor, Xhelli thotë se qytetarët kanë të drejtë vote në zgjedhjet për këshillat nacionale.
Qytetarët mund të bëjnë verifikim se a janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore në mënyrë online përmes linkun në ueb-adresën e ministrisë së administratës shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale si dhe në zyrën e listës zgjedhore në ambientet e komunës së Bujanocit.
Ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes lokale, Branko Ruzhiq për 4 nëntor ka shpallur zgjedhjet për këshillat nacionale të pakicave kombëtare në Serbi./Titulli.com/