Lokale
Regjisori nga Lugina gati premierën e filmit zviceran “Cili je ti”
Pas një kohe të xhirimeve të kompanisë filmike ‘International Film Europe’ në bashkëpunim me teatrin ‘Antika’ dhe Zyrën për Integrim të qytetit Will, janë bërë të gjitha përgatitjet për premierën e filmit.
Filmi “Cili je ti” në regji të regjisorit Valto Jakupi nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, që jeton dhe vepron në Zvicër, do të mbahet të dielën, më 22 qershor të këtij viti në Cinewil prej orës 12:30.
Sipas organizatorëve të këtij filmi, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për premierën e filmit, ku pas premierës do të ketë edhe një koktej dhe ëmbëlsira shqiptare për mysafirët e premierës se filmit, pasi kjo premier do të jetë falas për të gjithë të interesuarit.
Rreth filmit
Filmi “Cili je ti” në regji të Valton Jakupit dhe me Pruducent Felix Baumgartner, paraqet një pjesë të jetës se Shqiptarëve në Zvicër dhe një pasqyrë krejt ndryshe nga që disa mendojnë dhe kanë fituar bindjen ndaj shqiptarëve dhe paraqet të gjitha kategoritë e Shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.
Filmi është punuar nga Produksioni Filmik “New Vizion” me Blerim Isenin dhe kohëzgjatja e këtij filmi është 1 orw e 10 minuta, është përpunuar në tri faza të montimit.
Sipas regjisorit Jakupi, filmi është në gjuhën gjermane, por në disa vende flitet edhe gjuha shqipe ndërsa është i titruar në gjuhën gjermane për shikuesit gjermanofolës.
“Për realizimin e këtij filmi falënderoj organet komunale të qytetit Wil, zyrën për integrim Wil, Fondacionin për kulturë Migros kulturprozent, Gleichstellungs-und Integrationsförderung Kanton St. Gallen, BMU; Digitalb.ch si dhe një ndihmesë të madhe në këtë film ka dhënë edhe artisti Bashkim Lekaj si dhe produksioni Libonija, ku do të kishim pasur vështirësi pa ndihmën të të gjithëve këtyre”, thuhet në deklaratën e regjisorit Valton Jakupi të cilën e transmeton Titulli.
Në film flitet për jetën e dy personazheve babait dhe djalit dhe mendimet e tyre të ndryshme për jetën në perëndim, si dhe sakrificat e tyre për jetesë në një vend të huaj, ku për disa që e quajnë edhe vendlindje.
“Kemi dashur që përmes këtij filmi ta japim edhe mesazhin tonë për komunitetin shqiptar që jeton në Zvicër që janë të integruar edhe në organet e ndryshme shtetërore dhe publike, e nuk janë vetëm punëtore krahu siç mendojnë një numër i shtetasve të huaj”.
Në këtë film dokumentar nëpërmes mimikes edhe dy aktorët e kësaj kompanie filmike, Shukri Ademi dhe Blerim Abazi paraqesin jetën e emigrantit se sa është vështirë për here të parë një jetë në një vend të huaj.
Në fund të bisedës regjisori Valton Jakupi dhe producenti Felix Baumgartner, shprehen se të gjithë ata që kanë talent në aktrim të paraqiten në zyret apo në adresat e tyre dhe të ndihmohen në ëndrrën e tyre artistike për aktorë, sepse shumë shpejtë do të fillojë edhe realizimi i filmit tjetër, ku do të jetë vazhdimësi e këtij projekti artistik për integrim./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!