“Regjionet evropiane-Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës”, grupi i ri parlamentar në parlamentin e Serbisë
Sot në Serbi u u konsitua Kuvendi i ri i Serbisë, me ç’rast filloi afati kohor 90-ditor për formimin e Qeverisë.
Në zgjedhjet e fundit, u zgjodh si deputetë edhe Shaip Kamberi, nga lista "Koalicioni i shqiptarëve të Luginës" dhe ka fromuar geupin e ri parlamentar "Regjionet evropiane - Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina Preshevës".
"Grupi i ri parlamentar "Regjionet evropiane - Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina Preshevës" do të jetë grupi i vetëm parlamentar i përbërë nga pakicat nacionale. "Bashkë për Vojvodinën", "SDA Sanxhak" dhe "Koalicioni i shqiptarëve të Luginës" do të bashkëveprojnë në kuadër të një Grupi të vetëm parlamentar të pakicave në betejën për liri e barazi", ka shkruar Kamberi në Facebook.
Në mesin e listave që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë në legjislaturën e re do të jenë edhe: Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM) me pesë deputetë, Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit me tre, dhe SDA Sanxhak dhe Së Bashku për Vojvodinën me nga dy deputetë ndërsa “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të ketë një deputet.