Refugjatët e përjetshëm
Lokale

Refugjatët e përjetshëm

20.Sep.2015 10:30
0
"Ah moj loke, çfarë mërzie o kanë me leshu shpinë, e m'i lanë me tokë e me krejt... Atje e kem lanë rininë", thotë Halime Rushiti, rreth të 80-ve. Ajo ishte shpërngulur nga Medvegja në vitin 1999, me burrin dhe 4 fëmijët, si dhe me nipa e mbesa.

Atje ka lënë shtëpinë dhe rreth 20 hektarë tokë, pjesa më e madhe e së cilës ka qenë e punueshme.

E veshur me një stil tradicional dhe me shami të errët me pika të bardha, ajo po kujdesej për nipin i cili ka lindur në Kosovë. Veshja e saj është tradicionale për gratë e Luginës së Preshevës. Të tilla mund të shihen shumë në Fushë Kosovë, ku është përqendruar numri më i madh i refugjatëve nga Lugina e Preshevës.

Ata kanë ikur që nga koha kur forcat serbe, të cilat e kishin lëshuar Kosovën pas sulmeve të NATO-s, ishin vendosur nëpër fshatrat shqiptare në Luginën e Preshevës.

“Si u mbush shkolla me policë e kemi ditur që më ditë të mira nuk na presin atje. Kemi vendos me lëshu atë vend. I shitëm lopët e pajisjet bujqësore, e lamë shtëpinë...”, ndërpret për disa çaste rrëfimin e saj Halimja, e mendohet. “...Tash me pa atë shtëpi në gjynah të shtin. E kanë vjedh krejt çka ka pas në to, e mbush bari”.

Megjithëqë kanë ikur ende pa filluar konflikti në Luginën e Preshevës, thotë se kanë përjetuar maltretime të ndryshme gjatë rrugës. 

“Burrin ma kanë maltretu se ai ka qenë i njohur në Medvegjë”, thotë Halimja. /Koha Ditore/

Ora e ndalur në Luginë
"Politikanët pyesni si jetojmë"!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration